Abdelhamid Abaaoud është vlerësuar si truri i sulmeve terroriste në Paris. Mediat e huaja, përfshirë “Indipendent”, “The Guardian”, “Sky News”, raportojnë se 28-vjeçari Abdelhamid Abaaoud është një nga më të rrezikshmit e celulës terroriste që njihet edhe si “Skuadra e Vdekjes”.
Celula eshtë drejtuar dhe financuar nga Abaaoud, që konsiderohet si një nga anëtarët më të përgjakshëm të Shtetit Islamik.
Sipas mediave, në fillim të vitit 2015, shërbimet inteligjente në Francë, të cilët e kishin nën vëzhgim, por pa mundur ta lokalizonin dhe ta kapnin, pasi i humbën gjurmët e tij. Flitet se telefoni i tij celular është gjurmuar edhe në Greqi, por më pas nuk pati asnjë informacion.
Pjesë e skuadrës janë Salah Abdeslam, Ibrahim Abdeslam e Bilal Hadfi, janë tre nga autorët e identifikuar deri më tani, për sulmin terrorist në Paris.
Lista e personave të celulës fillon me francezo-algjerianin Mehdi Nemmouche, autor i sulmit në muzeun e Brukselit. Vazhdon me Amedy Coulibaly, një nga autorët e sulmit terrorist të pak muajve më parë në Paris. Në këtë celulë ka bërë pjesë edhe Ayoub El Khazzani, që tentoi të bëjë një masakër në trenin e linjës Amsterdam-Paris.