“ISIS është fytyra e djallit, duhet ta shkatërrojmë”, ka thënë presidenti amerikan Barack Obama në samitin e G20.
Më pas ai ka folur lidhur me çështjen e refugjatëve duke thënë se nuk u duhet mbyllur dera.
“Të refuzosh emigrantët është një tjetër barbari, nuk duhet ndryshuar politika ndaj tyre”, tha ai.
Lidhur me strategjinë e sulmit ndaj ISIS Obama tha se nuk do të dërgojë trupa tokësore.
“Do të ishte gabim dërgimi i trupave tokësore. Duhet të gjejmë një strategji sa më efikase”, tha presidenti i SHBA-ve.
Më tej ai shtoi se duhet rritur niveli i sigurisë pasi rasti i Parisit nuk është i izoluar.