Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Letra prekëse e gazetarit francez, gruaja e të cilit u vra në sulmet terroriste në Paris

$
0
0

Antoine Loiris humbi bashkëshorten në sulmet terroriste të së premtes, në Paris.
Gazetari i France Bleu u shkruajti një letër të hapur vrasësve, për t’u thënë se ai dhe djali i tij nuk do të jetojnë nën frikën e terrorit dhe se ai nuk do t’i urrejë edhe pse i morën gjënë më të bukur në jetë, dashurinë.
Ai e titulloi letrën: “Nuk do ta keni urrejtjen time”
Të premten mbrëma keni vjedhur jetën e një qenie të veçantë, dashurinë e jetës time, nënën e djalit tim por nuk do ta keni urrejtjen time.
Nuk e di se kush jeni dhe as që dua ta di. Nëse Zoti për të cilin vrisni verbërisht na ka krijuar sipas imazhit të tij çdo plumb në trupin e gruas time do të ishte një plagë në zemrën e tij.
Pra jo nuk do të ua dhuroj urrejtjen edhe pse këtë e keni kërkuar por t’i përgjigjesh urrejtjes me zemërim do të ishte e njëjta injorancë e asaj që u ka bërë të këtillë siç jeni.
E dëshironi frikën që të më bëj t’i shikoj bashkëvendasit e mi me sy dyshues, që të sakrifikoj lirinë për sigurinë time. E huqur. Madje edhe nëse vazhdoni të luani ende kështu.
E pashë këtë mëngjes. Në fund, pas netë e ditë pritjeje. Ishte po aq e bukur sa atë të premte në mbrëmje kur doli, po aq e bukur sa në kohën kur çmendurisht rashë në dashuri me të para 12 viteve.
Sigurisht se jam i rraskapitur nga mërzia, po ua pranoj këtë fitore të vogël, por do të jetë jetëshkurtër.
E di që ajo do të na shoqërojë dhe që do të takohemi në parajsen e shpirtrave në të cilin ju kurre nuk do të hyni.
Ne jemi dy, unë dhe im bir por jemi më të fortë se të gjitha ushtritë e botës.
Madje, nuk kam as kohë të ju kushtoj sepse duhet t’i bashkangjitem Malvilit i cili do të zgjohet tanimë.
Ai ka 17 muaj, do të ushqehet çdo ditë dhe do të lozim çdo ditë dhe tërë jetën ky djale i vogël do t’ju përbuze duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, jo, as urrejtjen e tij nuk do ta keni./ Lapsi.al

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>