Flokët kanë një rol të rëndëishëm në paraqitjen tonë. Por flokët dhe gjendja e tyre na tregojnë mënyrat sesi duhet të kujdesemi për shëndetin tonë.
Flokë të brishta
Nëse flokët tuaja thyhen lehtë dhe ju vazhdimisht po shihni qime të këputura, ndoshta është koha që ta rishikoni dietën tuaj. Nëse jeni duke ngrënë ushqime të përpunuara, kjo tregon se ju jeni duke vuajtur nga mungesa e mirëushqyesje. Për t’i rikthyer flokët tuaja në rrugën e duhur, hani një dietë të pasur me drithëra, acide yndyrore omega-3, fruta dhe perime.
Flokë të thinjura
Thinjat e hershme shfaqen kryesisht për shkak të gjenetikës, kështu që gjëja më e mirë që mund ta bëni është që t’i ngjyrosni ato. Sidoqoftë, stresi gjithashtu mund t’i kthejë flokët tuaja në gri.
Flokë me zbokth
Zbokthi është shumë i bezdisshëm dhe shqetësues. Për fat të mirë ekziston një mënyrë e lehtë për të shpëtuar nga ai. Një lëkurë e thatë e kokës zakonisht do të thotë se ju jeni duke përdorur shumë produkte dhe jeni duke e stresuar lëkurën e kokës. Ju gjithashtu mund të provoni të përdorni shampo kundër zbokthit i cili do largojë atë. Sidoqoftë, në qoftë se zbokthi është në ngjyrë të verdhë, ju ndoshta keni gjendjen e njohur si “dermatit seborrehic”.
Flokë që bien
Është normale që t’ju bien flokët. Çdo njeri humb rreth 80-100 fije floku në ditë, por nëse humbja e flokëve është më e madhe, atëherë kjo mund të jetë për shkak të disa faktorëve biologjik apo fizik, të tillë si stres, shtatzëni dhe depresion. Përveç këtyre, mungesa e gjumit mund të shkaktojë rënie të flokëve gjithashtu. Kështu, sigurohuni që të bëni rreth 8 orë gjumë.
Flokë të dobëta
Dobësimi i flokëve është një gjendje mjaft e bezdisshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Dobësimi mund të ndodh për shkak të mungesës së proteinave në dietën tuaj, që është esencial për ndërtimin e flokëve. Një arsye më serioze mund të jetë për shkak të sëmundjes tiroide, e quajtur hipotiroidizëm. Kjo do të thotë se tiroidet nuk janë duke funksionuar siç duhet, kështu që duhet të flisni me një doktor.