Kryeministri i Belgjikës Charles Michel i ka paraqitur Parlamentit një plan veprimi kundër terrorizmit në 18 pika duke lajmëruar dhe një modifikim të Kushtetutës për të ndryshuar gjendjen e arrestit nga 24 në 72 orë.
Ja çfarë parashikon plani i tij kundër terrorizmit në 18 pika:
- 400 mln euro më shumë për sigurinë.
- Përforcim i kontrolleve policore në kufij.
- Shtimi i forcave ushtarake në sektorin e sigurisë me 520 forca të reja.
- Ndryshim i kodit penal duke futur teknologji të reja të dobishme për inteligjencën, si gjurmat zanore dhe përmirësim i përgjimeve.
- Ndryshim i Kushtetutës për gjendjen e arrestit nga 24 në 72 orë.
- Kërkime24 orë në ditë, dhe jo nga ora 21:00 deri në 05:00 siç është tani.
- Burg për luftëtarët e huaj: Ata belgë që kanë luftuar jashtë për terroristët do të burgosen menjëherë.
- Byzyluk elektronik përgjimi për elementët e dyshuar.
- Regjistrim pasagjershë me anë të të cilëve do të kryhen kontrolle sistematike.
- Arrestime ose deportime për imamët që nxisin urrejtje.
- Shkatërrim të objekteve të kultit që mbrojnë xhihadizmin.
- Të ndalohen shitjet e kartave telefonike të paregjistruara ose anonime.
- Plan special për Molenbeek, lagjen ku ka shumë elementë të dyshimte.
- Përforcim të kontrollit në hyrjen e vendeve të punës të konsideruar si “të ndjeshëm”.
- Zgjerim të rrjetit te kamerave.
- Mbyllje të faqeve të uebit që predikojnë urrejtjen.
- Përshtatje e ligjit në bazë të gjendjes së emergjencës.
- Pjesëmarrje belge në nivel ndërkombëtar për luftën kundër ISIS.