Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Kërcënohet Shefi i Policisë Rrugore në Sarandë: Jemi ISIS ditë të këqia do vijnë për ju

$
0
0

Në telefonin e Shefit të Policisë Rrugore të Sarandës, Leonard Xhindi, ka mbërritur një mesazh kërcënues, nga dissa persona të cilët pretendojnë se janë anëtarë të ISIS.
Burime pranë policisë së Sarandës bëjnë me dije se  Shefi i Qarkullimit në Sarandës mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 ka marrë një telefonatë nga një numër i fshehtë.
Të njëjtat burime deklaruan se kërcënuesi në fjalë është prezantuar si pjesëtarë i ISIS. “Jemi ISIS. Ditë të këqija do të vijnë edhe për ju”, mësohet të jetë kërcënuar punonjësi i policisë.
Sakaq, Xhindi ka bërë menjëherë denoncimin në komisariat në lidhje me ngjarjes. Sapo u njohën me rastin, forcat e rendit dhe prokuroria e Sarandës nisën menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Ndërkaq, zhvillimet e fundit në mbarë Europën dhe ngjarjet e rënda të ndodhura në Paris, ku protagonistë të sulmeve janë ekstremistë të Shtetit Islamik, kanë përfshirë me alarme kërcënuese dhe Shqipërinë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>