Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Po ne shqiptarët, pse i pranojmë si drejtues poshtëruesit tanë?

$
0
0
Nga Spartak Ngjela

KOHA thërret si e marrë, por askush s’e dëgjon. Të gjithë popujt apo shoqëritë që nuk kanë dëgjuar thirrjen e kohes së tyre, kanë humbur historinë. Shqiptarët sot janë në udhëkryqin e kohes, por nuk janë në gjendje që të deshifrojnë kohën e tyre. Gënjeshtra që nuk i beson askush, por që nuk shqetësojnë askënd; të gjithë vidhen nga një grup gënjeshtarësh, por askush nuk e mendon vjedhjen si gjë të keqe; të gjithë kanë humbur shpresën, por asnjë nuk di të mendojë për të ardhmen.
Kjo do të thotë se këtu te ne sundon paradoksi që e pjell dhe e shfaq frika e përgjithshme dhe padija e njohjes së kohëve moderne.
Asnjë shoqëri që ka frikë, nuk ka vend në kohët moderne. Frika tërësore në thelb është mosbesim tërësor. Shoqëritë e pazhvilluara dominohen nga mosbesimi dhe frika.
Në Shqipëri ende nuk ka filluar koha e mendimit racional. Pse, çfarë është ISIS? Njerëz të palagur fare nga racionalizmi; domethënë nga arsyeja. Po ne shqiptarët, pse i pranojmë si drejtues poshtëruesit tanë? Sepse ende nuk kemi filluar të qeverisemi pa u poshtëruar. Kurrë shqiptarët nuk janë drejtuar nga një politikë racionale, prandaj janë vjedhë dhe poshtëruar në një shekull.
Duhet të fitojmë lirinë që të ngremë arsyen tonë dhe intelektin që operon me logjikën e pastër në njohjen e fenomeneve dhe në përbuzjen e amoralitetit qeverisës.
Dëshira të paformuara dhe humbja e kohës që sorollatet mbi kokat tona, përbën në vetvete paqartësinë për të ardhmen; pasioni i injorancës për pushtet përbën ligësinë në qeverisjen tonë; ligësia në qeverisje është poshtërimi shoqëror në Shqipërinë e nëntëdhjetë vjetëve të fundit; kurse zgjedhjet kurrë nuk kanë krijuar një frymë demokratike në Shqipëri.
Fryma demokratike e një populli nuk është e drejta për të sharë dhe fyer patologjikisht çdokënd, sepse kjo është patologji e lirë dhe jo liri demokratike. Fryma demokratike është vendosja e gjërave brenda një rendi të arsyeshëm. Ja kjo na mungon, prandaj poshtërimi është natyra e qeverisjes shqiptare në nëntëdhjetë vjet.
Kjo është kriza jonë në mara dhe në intelekt; dhe kësaj gjendjeje dilet vetëm me anë të mendimit racional, i cili aktualisht na mungon. Duhet të bashkohemi në arsyen kundër patologjise; sepse deri tani ka ndodhur e kundërta.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>