Një sinjal i qartë tensioni dhe sfide. Kështu mund të cilësohet vendimi i Rusisë për të spostuar në brigjet siriane sistemet raketore S-400.
Një lëvizje që ka shqetësuar dhe vënë në alarm amerikanët.
Ambasadori amerikan në Moskë ka deklaruar se i trembet “komplikimit të situatës”.
“Shpresojmë që të mos i drejtojnë nga avionët tanë”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Interfax.
Dje ministri i Mbrojtjes rus lajmëroi spostimin e bazës ajrore të Hmeymin e cila ëhstë e impenjuar në qiejt sirianë.
Zhvendosja e sistemeve raketore nuk është e vetmja lëvizje e Moskës e cila ka vendosur të tregojë muskujt.
Ajo ka forcuar edhe mbrojtjen detare me luftanijen Moska që vigjilon në brigjet siriane të Latakias.