Shkolla fillore Jane Sandanski. Në këtë objekt mësojnë filloristët që jetojnë afër Çarshisë së vjetër. Por gjatë zgjedhjeve aty votojnë banorët e disa rrugicave përreth që janë nën territorin e komunës Qendër, edhe pse gati e tërë lagja është nën komunën e Çairit. Pikërisht shkolla Jane Sandanski është vendi ku për votime janë regjistruar të dy numrat amëz që mund të vëreheshin në fotografitë e letërnjoftimeve të rrejshme që i publikoi Fokus. Përmes versionit të internetit të listës së zgjedhësve, zbuluam se bëhet fjalë për personat Serxhivan S. dhe Muhamed F. Me emrat në dorë u nisëm drejtë lagjes për t’i gjetur qytetarët, të dhënat personale të të cilëve u gjetën në letërnjoftimet e falsifikuara. Diku ka fundi i rrugës Joakim Krçovski, takuam Serxhivanin dhe Muahmedin.
Komshiu juaj Serxhivan?
Serxhivan?
Po.
Në shtëpinë e Serxhivanit i ramë ziles disa herë, por nuk doli askush, ndonëse i tradhtoi oxhaku që tymonte ato që vendosën të mos e hapin derën nga brenda. Në ndërkohë u mblodhën edhe fqinj tjerë që na thanë se Serxhivani tashmë disa muaj është jashtë vendit.
Serxhivani nuk është këtu.
Ku është Serxhivani?
Në Gjermani. Nuk është këtu.
Sa kohë është në Gjermani?
Katër apo pesë muaj.
Njerëzit e njihnin edhe Muhamedin. Shtëpia e tij është nëpër sokakët e ngushtë, por na thanë se ai që moti është jashtë vendit, ndërsa për përgjigje na udhëzuan te vëllai i tij që jeton aty afër.
Vëllai i Muhamedit, Maksuti, nga ne për herë të parë dëgjoi për storjen e Fokusit. Menjëherë u pajtua të japë deklaratë para kamerave, sepse vëllai i tij nuk jeton këtu për më shumë se një dekadë. Dhe jo vetëm kjo, por ai nuk ka qenë i interesuar as të votojë në zgjedhje.
Ai jeton në Belgjikë. Ai është i punësuar, dy fëmijët e tij dhe gruaja e tij gjithashtu punojnë. Edhe rejat dhe vajzat e tij punojnë.
Sa kohë është në Belgjikë?
Sa kohë është në Belgjikë?
Ai 15 vite është në Belgjikë. Muhamedi asnjëherë nuk ka ardhur këtu të votojë. Madje ai as që do të votojë. Ai thotë që e ka punën e tij atje dhe çfarë i duhet të votojë.
Maksuti na përcolli duke na premtuar se do e lajmërojë vëllain e tij se dikush i ka vendosur të dhënat e tij në letërnjoftim të falsifikuar. Por edhe nga ajo që na tha, hapen dyshime se dikush ka keqpërdorur të dhëna të mërgimtari në dokument personal të falsifikuar. Përgjigjet për atë nëse dokumenti i rrejshëm është përdorur dhe shfrytëzuar që dikush të votojë në mërgim, me siguri janë në kutitë e votimit në vendvotimin në shkollën Jane Sandanski, por ndoshta edhe në vendvotime tjera sepse sipas storjes hulumtuese të Fokus, ka letërnjoftime të falsifikuara me numra të njëjtë të mazës, emër dhe mbiemër të njëjtë, por me adresa të ndryshme.
Alsat-M