Me të drejtë që vitet e fundit janë pushtuar nga rrjetet sociale, që shumësa kanë ndryshuar jetën e individit.
Ne të gjithë kemi nevojë të bashkëveprojmë më të tjerët. Hulumtimet kanë treguar se përkrahja sociale është faktor pozitiv në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe e përmirëson cilësinë e jetës.
Në anën tjetër, mungesa e të afërmve me të cilët mund t’i ndajmë gëzimet dhe hidhërimet tona mund të shkaktojë sëmundje apo izolim social.
Për ta evituar këtë problem mund t’i ndërmerrni disa veprime të thjeshta të cilat do ta bëjnë jetën tuaj më të plotë. Regjistrohuni në një klub fitnesi, vallëzimi, apo edhe organizoni ose bashkohuni me grupe të cilat organizojnë aktivitet të sporteve të ndryshme, shëtitje në natyrë etj.