Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Putin firmos sanksionet e para: S’ka më paketa turistike për në Turqi

$
0
0

Presidenti rus, Vladimir Putin ka firmosur një dekret ditën e shtunë, që nis sanksionet ndaj Turqisë pas tensioneve për rrëzimin e avionit në kufirin sirian.
Sipas zyrës së shtypit të Kremlinit, dekreti për sanksionet është firmosur me qëllim rritjen e sigurisë kombëtare në vend.
Sanksionet e para parashikojnë kthimin e pjesshëm të vizave me Turqinë si edhe ndalimin e shitjeve të paketave turistike për atje nga ana e agjencive ruse.
“Regjimi i lëvizjes së lirë do të pezullohet pjesërisht mes dy vendeve më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Agjencitë turistike në Rusi nuk do të shesin më paketa turistike për në Turqi”, shkruan deklarata e Kremlinit. Po ashtu, nuk do të ketë as udhëtime çarter nga Turqia për në Rusi dhe gjetkë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>