VMRO DPMNE-ja ka braktisur bisedimet për mediat për shkak të mospajtimeve me shumicën e propozimeve të shpalosura nga ndërmjetësi Piter Vanhojte.
Lajmin e ka kumtuar opozitarja LSDM e cila ka akuzuar se VMRO po vazhdon të mos respektoj detyrimet e marrëveshjes politike
Lajmin e ka kumtuar opozitarja LSDM e cila ka akuzuar se VMRO po vazhdon të mos respektoj detyrimet e marrëveshjes politike
“VMRO-DPMNE vazhdon me strategjinë e zvarritjes dhe mosrespektimit të obligimeve të dala nga marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 Korrikut. Rregullimi I mediave është ndër kriteret kryesore pa të cilin zgjedhjet fer, demokratike dhe të rregullta do të jenë të pamundura. Me këtë sjellje, VMRO-DPMNE e vë në pikëpyetje Marrëveshjen e Përzhinos”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Largimin e VMRO-së nga bisedimet e konfirmoi për Alsat edhe ndërmjetësi Vanhojte i cili shpalosi disa nga arsyet e aktit të VMRO-së. Vanhojte thotë se arsyeja për dalje të VMRO-së nga bisedimet kanë qenë mosinteresimi I saj për vazhdim të bisedimeve dhe zgjidhje të çështjes së mediave.
“Ata janë kundër shumicës së propozimeve që janë shtruar për të cilat ne kemi diskutuar tashmë disa javë. Unë besoj se në një moment ata (VMRO-DPMNE) duhet të ndërprenë të fshihen, të bëhen më konstruktiv dhe të angazhohen dhe kërkojnë zgjidhje më konstruktive në vend se të bllokojnë procesin”, deklaroi Piter Vanhojte, ndërmjetës.
Vanhojte paralajmëroi konsultime me Brukselin dhe tha se nuk do të dorëzohet para presionit të askujt por do të angazhohet që ta përfundoj çështjen e mediave.
Mospajtime ka pasur për përbërjen e agjencisë së medieve dhe ndryshimet e propozuara për ligjin për media meqë sipas VMRO-së propozimi I Vanhojtes nuk përfaqëson asgjë evropiane dhe nuk ekziston në asnjë nga shtetet e BE-së.
Mospajtime ka pasur për përbërjen e agjencisë së medieve dhe ndryshimet e propozuara për ligjin për media meqë sipas VMRO-së propozimi I Vanhojtes nuk përfaqëson asgjë evropiane dhe nuk ekziston në asnjë nga shtetet e BE-së.
Paraprakisht, Lideri i LSDM-së , Zoran Zaev drejtoi akuza ndaj mediave proqeveritare duke i etiketuar si armiqtë më të mëdhenj të opozitës.
“Për momentin, armik më i madh politik për ne si opozitë janë mediat si Sitel, Kanal 5, Alfa, Dnevnik dhe RTVM. Ju nuk jeni vetëm armiq, por edhe media të cilat financoheni nga paratë e qytetarëve. Ne luftojmë për media të pavarura. Çdo praktikë ndërkombëtare e cila mund të zbatohet në Maqedoni dhe që do të jetë në favor të mediave të pavarura, për ne është e pranueshme”, deklaroi Zoran Zaev Kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ndaj deklaratës së Zaev-it ka reaguar VMRO-DPMNE duke dënuar siç theksoi tentativën e LSDM-së për heqjen e lirisë së mediave dhe shpalljen e mediave si armiq të saj. “Multi-milioneri Zoran Zaev dhe LSDM-ja, zbuluan qëllimet që fshihen prapa propozimit fashist për Ligjin e mediave. Mediat qenkan armiq të Zaevit dhe LSDM-së, ndaj partia duhet t’i lajë hesapet me to”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Krenar Sadiku