Vëllezërit Kember, që bëjnë kuzhinierin në Stamboll të cilët për shkak të mjekrës dhe stilit të veshjes u reflektuan si "anëtar të DAESH-it" nga ana e mediave ruse, e ftuan presidentin rus Putin në Turqi që ti njohë prej më afër
Vëllezërit Kember, që bëjnë kuzhinierin në Stamboll të cilët për shkak të mjekrës dhe stilit të veshjes u reflektuan si "anëtar të DAESH-it" nga ana e mediave ruse, e ftuan presidentin rus Putin në Turqi që ti njohë prej më afër, raporton Anadolu Agency (AA).
Vëllezërit Ismail dhe Ali Kember të cilët kanë një restorant të quajtur "Cigeristan" në Stamboll, janë të shqetësuar për shkak se mediat ruse i kanë përdorur fotografitë e tyre me Bilal Erdoganin, djalin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, dhe i kanë akuzuar si "anëtarë të DAESH-it".
Ismail Kamber në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tregoi se kanë ardhur në Stamboll para 25 viteve dhe se prej 12 vitesh janë duke punuar si kuzhinier, dhe për shkak se restoranti i tyre është në një vend qendror e vizitojnë shumë persona të njohur.
Kember i cili tregoi se fotografitë e tyre me njerëzit të njohur i kanë postuar në llogaritë e tyre në mediat sociale, tha se: "Edhe Bilal Erdogan, djali i presidentit tonë të nderuar Recep Tayyip Erdogan erdhi në restorantin tonë, dhe ne së bashku u fotografuam. Mbi këtë fotografi çdo herë luajnë. Çdo periudhë, qoftë zgjedhje parlamentare, qoftë presidenciale, së fundi në ngjarjen të ndodhur me Rusinë, përsëri e sollën në axhendë. Tashmë edhe përtej kufijve të vendit, shkoj jashtë vendit. Motoja jonë ishte: 'Restoranti (cigercisi) më i njohur i Stambollit'. Tashmë shikojmë, kjo është duke vazhduar jashtë vendit. Ngadalë ngadalë jemi duke u bërë restoranti (cigerci) më i mirë në botë".
Ismail Kember tha se janë esnaf, nuk kanë lidhje me asnjë organizatë terroriste, dhe tha se nuk kanë kaluar prej asnjë hetimi.
Duke treguar se në restorantin e tyre kanë ardhur njerëz të shquar të vendit tha se: "Kur bisedojmë me këta njerëz, a duhet të jemi të lidhur me një organizatë? Edhe Patriarku Ekumenik Bartholomeos është me mjekër. A të ruhet edhe ai? Sot ka një përpjekje ti godasin muslimanët mbi mjekrën. Këtë duhet ta shikojnë njerëzit. E lus presidentin tonë, nëse vjen Putini këndej le ta marre të hajë mëlçi te ne. Le të vijë dhe të na njohë neve. Ti ofrojmë mëlçi. Le të shikoje me sytë e veta se çfarë jemi"
Edhe vëllai i Ismailit, Ali Kamber duke theksuar se fotografitë e tyre me Bilal Erdoganin i kanë shpërndarë duke thënë se janë "pjesëmarrës të Al-Kaidës", tha se: "Fotografinë tonë njëherë e shpërndanë duke thënë 'Bilal Erdoğan, me anëtarët e organizatës terroriste Al Kaida'. Atë kohë nuk kishte DAESH. Kaloi pak kohë, këtë herë e shpërndanë si 'Bilal Erdoğan, me liderët e DAESH-it'. Ne njëherë nuk e morëm seriozisht, por nuk është deri këtu. Ata që e bëjnë këtë lajm na njohin neve, e dinë se çfarë njerëz jemi. Ne jemi të parehatshëm për shkak se përmendemi me këtë organizatë. Ata që i kryejnë këto akte terroriste janë njerëz vrastar. Mos të na vendosin neve muslimanët në të njëjtën anë me këta. Besojmë se këto fotografi shpallen për shkaqe të provokimit. Deri tani menduam ti falim. Edhe fëmijët tonë janë të shqetësuar. Nëse ka nevojë edhe juridikisht do ta kërkojmë të drejtën tonë"./AA