Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

45 mlrd USD! Zuckerberg dhuron pasurinë për bamirësi

$
0
0

Themeluesi i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg dhe e shoqja, Priscilla Chan thanë se do dhurojnë 99 përqind të aksioneve të tyre tek kompania për bamirësi.
Ata e bënë këtë njoftim teksa lajmëruan edhe lindjen e vajzës së tyre, Max.
Zuckerberg tha se po e dhuron pasurinë për shkak se duan ta bëjnë botën një vend më të mirë ku mund të rritet Max.
Donacioni kap 45 miliardë dollarë me vlerën aktuale të aksioneve të FB.
Megjithatë aksionet nuk do dhurohen menjëherë, por përgjatë jetës së çiftit.
Por ndërsa Zuckerberg do dhurojë 99 përqind të pasurisë, sërish do ketë në posedim qindra milionë dollarë.
Pasuria e zonjës Chan nuk është e dokumentuar akoma.
Donacionet do fokusohen në edukim, kurimin e sëmundjeve, lidhjen e njerëzve dhe ndërtimin e komuniteteve të forta.
BBC thotë se Zuckerberg po pozicionohet kështu si një figurë domethënëse në skenën politike globale.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>