Në oborrin e shkollës Hivzi Sylejmani, në Fushë Kosovë, të enjten disa nxënësi patën pasur mosmarrëveshje. që përfundoi me një të lënduar rëndë.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle, gjashtë nxënësit kishin përgatitur një kurth, për shokun e tyre L.LL.
Ambienti i shkollës, nuk është nën vëzhgimin e kamerave, dhe për fat të keq ende nuk dihet se kush e nisi përleshjen, njofton Klan Kosova.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Kosovës kishte dalë në vendin e ngjarjes duke konfiskuar edhe mjetet që u përdorën gjatë përleshjes.
Me urdhër të prokurorit, ajo ka arrestuar dy nga shtatë të miturit, ndërsa lënda e rastit në fjalë është në procedurë të hetimeve.
Kronikë e Flutra Nushit.