Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Deputeti maqedonas flet shqip në Kuvend, Paunovski replikoi në shqip me Alitin (VIDEO)

$
0
0

Drafti për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt, kaloi në sherr në mes deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së. Gjatë debatit, filloi zënka verbale, pasi Paunovski akuzoi se dy partitë në qeveri kanë marrë ryshfet, për çka disa personave të caktuar t’u jenë mundësuar privilegje në zonat industriale të Tetovës.
Fillimisht, deputeti i LSDM-së Paunovski tha se kjo qeveri legalizon kriminalitetin duke transferuar objekte për individë të cilët janë në Qeveri.
Ndaj kësaj, reagoi deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Rafiz Aliti, i cili kërkoi nga Paunovski, që të zbardhë të gjitha informatat që posedon dhe që kanë të bëjnë me Komunën e Zhelinës.
“Në rregull, nëse di shqip është perspektivë e vendit. Ju faleminderit. Në moment kur e theksoi Komunën e Zhelinës dhe objektin e Zhelinës, nëse deputeti ka informata konkrete se dikush pronarit të fabrikës i ka kërkuar ryshfet, atëherë le të flasim me emra dhe mbiemra,” tha deputeti i BDI-s Rafiz Aliti.
Deputeti i LSDM-së nga Tetova u kundërpërgjigj, por së pari ai e përshëndeti në shqip kolegun e  tij Aliti.
Zotëri Rafiz Aliti, unë mund të flas edhe në gjuhën shqipe. Një ditë të gjithë do të vdesim, por nuk na vjen mirë këtë ta themi, edhe pse është e vërtetë. Atë dëshironi unë tua them, do t’jua them atje ku duhet z. Aliti.  Por më vjen mirë që pas katër vitesh kërkuat kryetarin e komunës dhe u interesuat që të hyjë makineria dhe të fillojë njeriu me punë,” replikoi deputeti i LSDM-së Stojko Paunovski.
Nga gjithsej 91 të pranishëm nëseancë, për propozim Ligjin për të huajt, 54 votuan për, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.
Përgatiti: Blerim Ismaili

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>