Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Vdes Sulo Gradeci, për 30 vite shef i Sigurimit të Enver Hoxhës

$
0
0

Njeriu më i afërt i Enver Hoxhës për 30 vite, që u kujdes për sigurinë e tij, Sulo Gradeci, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, në moshën 93- vjeçare.

Komandanti i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, zyrtarisht deri në vitin 1983, vdiq rreth orës 21:00 të mbrëmjes, gati 1 javë pasi kishte humbur edhe të shoqen. Të njohur të familjes Gradeci konfirmuan vdekjen e personit që ishte për një kohë të gjatë edhe komandanti i grupit të shoqërimit të udhëheqësve pas vdekjes së diktatorit. Pas rënies së diktaturës, Sulo Gradeci botoi një libër me kujtimet e tij dhe jetën pranë Enver Hoxhës, “mitit” e “udhëheqësit shpirtëror”, siç e cilësonte ai. 

Enver Hoxha me Sulo Gradecin
Pjesa më e madhe e fotove dhe e filmimeve të jetës së Enver Hoxhës, që ruhet edhe sot, ka për autor pikërisht Sulo Gradecin. Madje, fotografia e fundit e Enver Hoxhës, para se të ndërronte jetë, më 11 prill 1985, deklarohet se është e fiksuar nga Sulo Gradeci. Sulo Gradeci lindi në vitin 1922 në Gradec, komuna Gjerbës të Skrapari. Mbiemri i tij ishte Dalipaj, por më vonë e zëvendësoi me emrin e fshatit ku lindi. 

Më 28 tetor të vitit 1941, ai ka marrë pjesë në demonstratën antifashiste, kohë kur vetë ai ka treguar se është njohur me Enver Hoxhën. Më pas, në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII. Më 22 gusht të vitit 1943, Sulo Gradeci bëhet anëtar i Partisë Komuniste. Pas një viti nisin gradimet e tij, fillimisht toger e deri nënkolonel. 

Menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë, ka punuar në Degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit dhe Elbasanit, si dhe në organet e Sigurimit të Shtetit. Në këto vite, Sulo Gradeci ka bërë specializim për sigurimin, fillimisht në Rumani e më pas në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1966 ai emërohet kryetar i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, personi përgjegjës për ruajtjen e jetës së tij. 

Ky është momenti kyç në jetën e Sulo Gradecit, që e kujton më vonë: “Nuk do ta harroj ndonjëherë atë moment kur më thërriti Hysni Kapo në zyrë dhe më ka komunikuar detyrën e re. M’u tha se ishte menduar që unë të kaloja në drejtim të grupit të sigurimit të Enver Hoxhës. Sigurisht, për mua ishte një situatë ekzaltuese, sepse ishte një vlerësim i madh që të bëhej në atë kohë. Nuk i thonë shaka të caktoheshe për të siguruar jetën e njeriut që ishte kthyer “Mit” dhe udhëheqës shpirtëror për popullin. Sigurisht, mora parasysh edhe rreziqet që duhej të kalonim, sepse dihej veprimtaria e agjenturave dhe rrezikshmëria që i paraqitej në çdo çast jetës së Enver Hoxhës, për të cilën unë e shokët e mi të shtrenjtë u caktuam ta ruanim. Pas kësaj, jeta ime sigurisht do të ishte në tension të vazhdueshëm dhe çdo çast në gjendje alarmi”.
ELIDA DOMI

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>