Për të tërhequr partnerin, për t’u eksituar, por edhe për të hequr mërzinë, për t’i dhënë atij apo asaj sa më shumë kënaqësi duhet që të digjen disa kalori. E nëse arsyet të cilat i shtyjnë meshkujt e femrat për të bërë seks janë shpesh jo të zakonta e pak të “pa fe”, akoma më të çuditshme janë ato stimulues për të cilët studiuesit thonë se të bësh seks është e nevojshme. Teza e pranuar nga të gjithë thotë se një jetë aktive në shtrat të bën të ndihesh rreth shtatë vjet më i ri dhe funksionon edhe në pjesë të tjera të shëndetit.
Por motivacioni për të bërë seks dhe sa më shpesh janë shumë të tjera.
1- Harrojeni gjimnastikën për shtyllën kurrizore në palestër. Një marrëdhënia seksuale e kryen më mirë këtë funksion.
2- Seksi ul presionin e gjakut.
3- Marrëdhënia seksuale të ndihmon të flesh më mirë. Është një nga materiet bazë të organizmit, oksitocina, e cila e jep këtë efekt relaksues e gjumëndjellës. Sidomos te meshkujt.
4- Të sjell në humor të mirë. Pas një nate të ngrohtë dashurie ndiheni më të lumtur. Po ashtu si kur merresh me sport, duke bërë seks, endorfina hyn në qarkullim.
5- Shumë shprehen se seksi nuk është një sport olimpik, por gjithsesi theksohet se gjatë një raporti të plotë, konsumohen rreth 200 kalori.
6- Seksi jo vetëm djeg kaloritë, por ul edhe oreksin e tepërt për ushqime dhe ëmbëlsira, përmes një prodhimi të lartë të endorfinës.
7- Seksi ndihmon kundër dhimbjeve të ndryshme.
8- Të bësh seks i bën mirë edhe dhëmbëve. Puthjet intensive jo vetëm që janë shprehje e pastër e pasionalitetit, eksitimit dhe dashurisë, por ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e dhëmbëve.
9- Një jetë e rregullt seksuale ju bën më të bukur, në trup dhe në shpirt. Femrat “furnizohen” më një sasi më të lartë estrogjeni. Si rezultat flokët janë më të shëndetshëm e të ndritshëm, lëkura është më elastike, me efekte pozitive në raport me celulitin. Meshkujt, në anën tjetër, përfitojnë në anë të ndryshme falë prodhimit të testosteronit, i cili ndihmon, veç të tjerash, në formimin e muskujve.
10- Përmirësohet sistemi imunitar. Duke kryer marrëdhënie seksuale një çift bëhet më i afërt, aq sa më afër se kaq është e pamundur. Ndaj për këtë edhe sistemi imunitar ve në qarkullim “mbrojtësit” e vet kundër sulmeve të mundshme nga ana partneri.
11- Një hormon i rëndësishëm në fushën seksuale, prolatina, ndihmon nga stresi dhe të relakson.
12- Seksi forcon zemrën dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Duke shtuar pulsimin e gjakut në zemër sa më shpejt, transportohen në trup edhe shumë substanca të tjera me intensitet më të madh.
13- Shtohen të paktën shtatë vjet jetë nëse kryen marrëdhënie të rregullta seksuale.
14- Në fund të fundit seksi kërkon seks. Sa më shumë dëshirë të kesh aq më shumë e vë atë në përdorim.
Marrë nga “The Indipendent”