Më datë 21 dhjetor, një vajzë 17-vjeçare nga Shqipëria shkoi në Itali për disa ditë tek të afërmit e saj. Një ditë ajo doli për shëtitje vetëm, dhe që nga ai moment nuk pati asnjë lajm nga ajo.
Të afërmit e saj u shprehen se ajo ishte larguar për një shëtitje të shkurtër, por që nuk u kthye më. Ndërkohë, më 24 dhjetor, një e afërme shkoi dhe denoncoi zhdukjen e vajzës tek policia e Villariccas.
Karabinierët nisën hetimet. Sipas medieve italiane, ndërkohë, tek të afërmit kishte shkuar njoftimi se vajza ishte shëndoshë e mirë, por kërkonte pasaportën. Këtu nisi dyshimi, pse nuk duhet të vinte për ta marrë vetë pasaportën.
Policia nisi një tjetër hetim duke vëzhguar të interesuarit për pasaportën e vajzës.
Në takim shkon një grua, ku i jepet pasaporta dhe ajo menjëherë, në një tjetër vend e dorëzon atë tek një burrë. Aty ndërhyn policia dhe kërkon që t’u tregojnë ku ndodhet vajza.
Gruaja pranon se ishte detyruar të bënte ndërmjetësen, ndërsa burri përfundoi në komisariat. Merr fund kështu edhe vuajtja e adoleshentes. Ajo pasi u liria tregoi se ishte përdhunuar, dhunuar dhe ishte lënë pa ngrënë për 4 ditë, që të pranonte të bëhej prostitutë.
Rrëmbyesi ishte po shqiptar, Besnik Barashimna, 42-vjeçar, i cili tashmë është në burg me akuzën e rrëmbimit dhe përdhunimit. Mediat italiane raportojnë sot historinë e saj pa i cituar emrin.