Industria e prodhimit të armëve vijon të prodhojë dhe shesë me ritme të larta në mbarë botën, falë konflikteve që nuk mbarojnë kurrë.
Një kontribut të rëndësishëm në të ardhurat e kësja industrie padyshim që jep kriza në Siri.
Por cili është vendi që shet më shumë armë në botë?
Padyshim që përgjigjen e dinë të gjithë: SHBA-ja.
Amerikanët janë ende ‘zotërit e luftës’ duke prodhuar dhe shitur armë në gjithë botën, madje edhe atyre që i luftojnë.
NY Times raporton se kompanitë amerikanë të armëve kanë shitur armë me vlerë 36, miliardë dollarë për 2014-ën dhe zotërojnë 50 përqind të tregut global.
Sipas gazetës ka pasur një rritje të konsiderueshme pasi në 2013 shitjet kanë qenë në vlerën 26,7 miliardë dollarë, një rritje me thuajse 35 përqind.
Vendet ku SHBA shet më shumë kanë qenë Arabia Saudite, Katari dhe Koreja e Jugut, natyrisht edhe rebelët në Siri.
Një rritje të konsiderueshme ka patur edhe Kina me Rusinë, por që ngelen ende shumë prapa.
Blerësi më i madh në botë ka qenë Koreja e Jugut që ka blerë armë me vlerë 7.8 mld dollarë./a.l