Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Policia sekuestron heroinë me vlerë 40 milionë euro

$
0
0

Policia rumune njoftoi sot se ka sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në vend, 333 kilogramë heroinë, e vlerësuar në shumën 40 milionë euro.
”Janë arrestuar katër persona”, deklaroi prokurori i krimeve të organizuara, Daniel Horodniceanu.
Droga, që vinte nga Afganistani dhe kishte si destinacion Holandën, ishte fshehur e ndarë në pjesë në serbatorin e naftës së dy kamionëve që kishin deklaruar se transportonin lëndë drusore.
Automjetet u ndalën veçmas mbrëmjen e djeshme në periferi të Rumanisë.
Dy persona me kombësi turke dhe dy të tjerë me kombësi rumune u arrestuan.
Vendet ballkanike si Rumania dhe Bullgaria, anëtare të BE-së që prej 2007-ës, përbëjnë rrugën kryesore të kontrabandistëve të heroinës aziatike drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>