Arabia Saudite ka ekzekutuar 47 persona dhe mes tyre ishte edhe kleriku i njohur shiit Sheikh Nimr Al Nimr.
Vrasja e klerikut ka tërbuar shiitët në Irak dhe Iran.
Sheiku Nimr ishte një ndër zërat më të fuqishëm antiqeveritarë në protestat e 2011.
Dënimi me vdekje i Nimr u konfirmua në tetor të 2014.
Liderët shiitë në Iran kanë deklaruar se “Arabia Saudite” do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e klerikut”.