Temperaturat e larta që mbizotërojnë këtyre ditëve në Tetovë kanë bërë që të harxhohet në mënyrë enorme uji i pijshëm. Edhe pse sipas autoriteteve përgjegjëse ka sasi të mjaftueshme të ujit, megjithatë harxhimi enorm dhe i pakujdesshëm shkakton probleme gjatë furnizimit me ujë të pijshëm në gjithë qytetin. "Ndërmarrja Publike Komunale Tetova- Tetovë apelon te qytetarët që të shfrytëzojnë në mënyrë racionale ujin për pije. Ngritja e tepërt e temperaturave dhe fluksi i madh i qytetarëve për shkak të ardhjes së tyre në pushime në këtë periudhë, ndikojnë në zvogëlimin e furnizimit me ujë të pijshëm në pjesët më kritike të qytetit. Për kryerjen e shërbimeve në nivel sa më të lartë nuk varet vetëm nga ne si ndërmarrje, andaj ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë në shfrytëzimin racional të ujit", thuhet në apel. Nga kjo ndërmarrje theksojnë se do të jenë të detyruar që të angazhojnë inspektoratin për të konstatuar keqpërdorimet në vend ngjarje. "Për momentin qyteti i Tetovës furnizohet me 410 litra ujë për sekondë, sasi e mjaftueshme për mbulimin e nevojave të qytetarëve, mirëpo shfrytëzimi joracional i ujit për pije, ujitja e parqeve, larja e trotuareve, oborreve, automjeteve janë faktorët kryesorë të kësaj dukurie. Andaj NPK obligohet që gjatë ditëve në vijim në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal pranë Komunës së Tetovës të rrisin kontrollin mbi keqpërdorimin e ujit për pije. Ndërmarrja u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit për pije në numrat pa pagesë 0800 55 043 dhe 0800 808 10", thuhet në mes tjerash në apel. Ditë më parë, Ndërmarrja Publike Komunale gjithashtu apeloi te qytetarët që të mos hedhin mbeturinat në vendet ku është e ndaluar, të mos dëmtojnë sipërfaqet publike nëpër qytet dhe të ketë shfrytëzim racional të ujit për pije. "Për kryerjen e shërbimeve në nivel sa më të lartë nuk varet vetëm nga ne si ndërmarrje, varet edhe nga ju qytetarë të nderuar, andaj ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e pastërtisë publike sepse kontributi juaj si qytetarë do ti ndihmojë shumë vendit ku jetojmë dhe veprojmë", thuhej në mes tjerash në këtë apel. (U.H)/koha