Ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Europa Ligë midis Kukësit dhe Legia Varshavës është pezulluar nga arbitri.
Pezullimi erdhi pasi tifozët kuksianë hodhën gurë dhe sende të forta në fushë duke goditur edhe një lojtar polak.
Pas incidentit lojtarët polakë nuk pranuan të zbrisnin në fushë.
UEFA pas kësaj ngjarje mund të japë rezultatin 0-3 në dëm të Kukësit ose të riluajë minutat e mbetura pa tifozë.
Nuk përjashtohen gjoba apo edhe dënime më të rënda.
Një gjest aspak sportiv nga tifozët kuksianë që kanë kompromentuar ndoshta përfundimisht ecurinë e Kukësit në Europa Ligë.