Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë riforcim të bashkëpunimit ushtarak

$
0
0

Egjipti dhe Arabia Saudite nënshkruan sot në Kajro një pakt të ri për riforcimin e bashkëpunimit të tyre, veçanërisht në fushën ushtarake, njoftoi sot presidenca egjiptiane.
Arabia Saudite është një nga mbështetëset kryesore të ish-shefit të ushtrisë dhe presidentit aktual egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, që kur ai rrëzoi në korrik të vitit 2013 Mohamed Morsin, anëtar i Vëllezërve myslimanë.
Sissi priti sot në Kajro ministrin saudit të Mbrojtjes, princin Mohamed Ben Salmane, në krye të një delegacioni ku bënte pjesë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Adel al-Joubeir.
”Dy palët nënshkruan ”deklaratën e Kajros”, një marrëveshje që parashikon krijimin e një sërë mekanizmash për zhvillimin e bashkëpunimit të tyre”, sipas një komunikate të presidencës egjiptiane.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>