Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Si e komentojnë mediat e huaja protestën e sotme në Prishtinë?

$
0
0

Të gjitha mediat me renome botërore i kanë kushtuar një artikull protestës së sotme në Prishtinë, që nga prestigjiozja gjermane Die Zeit, austriake, Standard.at, zviceranja NZZ, deri tek ato britanike.
“Qeveria sot do të bjerë,” është titulli i gazetës gjermane tageschau. “Mijëra protestues shqiptarë të Kosovës gjuajtën gurë dhe koktej molotov kundër ndërtesës qeveritare. Policia reagoi me gazlotsjellës ndaj demonstruesve të cilët kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të qeverisë,” përcjell Bota sot.
“Shumë xhama të ndërtesës qeveritare u thyen nga protestuesit, ndërsa u pa edhe një zjarr i madh aty pranë,” shkruan gazeta kulturore gjermane Die Zeit.
“Protesta anti-qeveritare kundër marrëveshjes me Serbinë përfundoi dhunshëm mes forcave policore dhe mbështetësit e opozitës,” shkruan rrjeti televiziv BBC. “Një pjesë e ndërtesës qeveritare ju vu zjarri”. Më pas rrjeti britanik tregon rezymenë e pavarësisë së Kosovës.
Më i gjatë ka qenë reportazha e Reuters duke treguar metodologjinë, deklaratat dhe arrestimet gjatë ditëve të sotme. “Shteti më i ri ballkanik është bërë pjesë e protestave të dhunshme, si shkak kundër marrëveshjeve me Serbinë. 14 persona janë plagosur, prej të cilëve 10 policë dhe dy gazetarë, ndërsa dhjetëra protestues u arrestuan,” shkruan Reuters, duke dhënë edhe deklaratën e presidentes Atifete Jahjaga, për thirrjen e qetësimit të situatës.
“Tre partitë opozitare Vetëvendosja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma thirrën sot qytetarët e shtetit të Kosovës për të protestuar kundër marrëveshjes me Serbinë që parasheh një art të autonomisë së komunave serbe,” shkruan gazeta e djathtë austriake diepresse. “Ata kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa”.
“Për një shtet Sovran, ishte motoja e shumë protestuesve të sotëm në bulevardet e Prishtinës,” shkruan gazeta më e lexuar zvicerane NZZ. “Protesta kaloi dhunshëm me arrestime dhe plagosje nga të dyja palët.” Më pas gazeta shkruan edhe për 200.000 nënshkrimet e opozitës kundër dy marrëveshjeve.
“Lëvizjet nacionaliste protestuan kundër asociacionit serb,” shkruan media e majtë austriake Der Standard, që kohët e fundit ka shkruar një reportazhë edhe për Albin Kurtin. “Për një shtet të pavarur dhe kundër qeverisë jo kushtetuese, tregon më pas gazeta në lidhje me moton e protestuesve./Bota sot


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>