![]() |
Et’hem Haxhiademi (1930) |
L Y R A – 1939 – Et’hem Haxhiademi
Galatés
Si shkuën kaq shpejt tri vjetët, Galaté,
Qëkur prej nesh u ndave
Dhe zemrat na i thave
Tyke u tretun ndën të shkretën dhé?
Kúr buzët t’uëja krejt n’gjoma ende
Ligjroshin aq me ambëlsi
Dhe kurr pa fol’ me djal’ të ri
T’i kalbi balta nëpër t’errta vende?
Mbaj mend kúr t’pash’ për her’ të par’ qi dolle
Me libra dhe rradhoj ndër duër prej shkolle,
Ahere ti as kryët s’e ktheje mrapa
Dhe shkoje rrugës me të lehta hapa.
E nga nji herë,
Ndonse në verë,
Nji erë e holl’ fillonte
Me fryë e t’ngatarronte
Baluket mu ke balli.
Heì! Kúr më zinte malli
Muë nga nji her’ për ty me shpresën rroja,
Se do të shihja kúr n’atdhe të shkoja,
Por ah, kúr erdha m’than se dheja e shkretë
E kish pushtumun trupin tand të zbetë;
Dhe n’vorr’n e vogël n’hijen e nji blini
Ja kish hudh’ kangës qyqja dhe hutini!

Poezia kushtuar Galates – 1927
Moj Galaté, po nanës s’ate ku
I ban mâ zemra me i gërshetuë
S’at’ motre bishtat edhé t’a stolisi,
Kúr don e vogla t’dali të shetisi?
S’atë amë ahere ti i vjen ndërmend
Kúr dor’ e saj të ndreqte plot gazmend
Për dita festash me fustan me ngjyra
E n’gas të mbushesh ty pastaj fëtyra!
Ajo ahere dhe florinjt’ e saj
T’i varte ty te gusha me uzdajë,
Se do t’gëzoje djemt e rij qi t’shifshin
E trupin tand të bukur nuk e njifshin
Dhe kur ahere ti n’dollapët shkoje,
Të mbante ty për dore
E jotja shërbëtore
Qi t’runte dhe të blinte ç’far’ të doje.
Por rrugat ledh prej shiut kúr kishin vuë,
Me maj’ të gishtavet e ngriije,
Fustanin qi ty shtatin t’kish mbëluë,
Porsa qi t’piqte n’dhé e ndinje.
Kush ty ahere t’shihte Galaté,
Dhe dashunija e përvlonte,
A mundesh kurr qi t’a besonte
Se trup’i yt i ngjom’ do t’kalbesh n’dhé?
6 janar 1927

Et’hem Haxhiademi –
Vepra poetike – Lyra 1939
Vepra poetike – Lyra 1939
L Y R A – 1939 – Et’hem Haxhiademi
Andrra e Jetës
Gjithnji lakmueshëm n’shijë t’jetës ende
Ti, o njeri, dhe për lumni thellohe,
Por nëpër çaste qi me gas përmende,
Vyshke prej koheAs plasja uk të vlen, as madhështija,
Se bashk’ me ty ç’do gjâ e gjall do t’vdesi,
I pasun qofsh a verdhun nga urija,
Dheu do të tresi.
E pse ahere prindët i dëfreve
Kur jet’e jote nisi me ague?
Ah, porsa ti prej barkut t’nanës leve,
Krim u shkaktue!
Qëkurse u krijove ti nji herë,
Dhe vdekja mâ në fund do të coptojë,
Se edhé gjethet qi bleruen në verë,
Dimni i rrxoi.
Por ti krenohe n’botën gënjeshtare,
Dhe nuk ven mendje n’orët qi kalojnë
E me rrëmbim tyke u shdukun fare,
Jetën t’shkurtojnë.
Dhe shpresa qi në zemrën tande rritet
Tyke u ngjom me gjak, si jasemini
Do t’hapi fletët, kur do të venitet
Vaza ku bini.
Në qofsh pra i fuqishëm e me vlerë,
Me baltën e të vorfnit do të mblohesh,
Se dhe Cezari me t’mëdhenj të tjerë,
Humbën prej kohësh.
Në qofsh i vorfën e me t’ulët shkallë,
Nga grushtat e të fortit mos u tut,
Se as njeri në bot nuk mbet i gjallë,
Por n’dhé u fut.
Qëndro gjersa të marrish frymë i lirë
Dhe krenarin qi t’fali ty gjithsija,
Të mos e lshojsh tyke kërkue mëshirë
Nga plogështija.
Dikur nji mbreti n’koh’ të lashta prore
Nji skllav i thoshte se gjâ tjetër s’je,
Përveçse nji njeri me shpat mizore
Përmbi kët dhe.
Ahere veç nji andërr jeta qenka,
Qi nëpër valët e naturës breth,
Dhe kur mendohet fund’i saj nga brenga
Zemrat rrëqeth.
Po asht e kot’ njeriu me u frikumun
Prej nji ndryshimi qi do t’a pësojë,
Sikundër çdo krijesë e ka qëllumun,
Po në nji llojë.
Ç’do gja qi lind do t’vdesi, kte gjithsija
E ka si ligj t’paprekshme për gjithmonë,
Mendo, njeri, i zhytun ke lakmija
Kohën mâ vonë.
9 janar 1935

Et’hem Haxhiademi Kronologji e veprave
Uliksi
Tragjedi me pesë akte
shtypshkronja “Kristo Luarasi”
Parathania
Berlin, 8 mars 1924
Tragjedi me pesë akte
shtypshkronja “Kristo Luarasi”
Parathania
Berlin, 8 mars 1924
Akili
Tragjedi me pesë akte
Shtypshkronja “Kristo Luarasi” Tiranë
Parathania
Vjenë, 8 mars 1926
Tragjedi me pesë akte
Shtypshkronja “Kristo Luarasi” Tiranë
Parathania
Vjenë, 8 mars 1926
Aleksandri
Tragjedi me pesë akte
Shtypshkronja “Kristo Luarasi” Tiranë
Parathania
Lushnje, 1 shtator 1928
Tragjedi me pesë akte
Shtypshkronja “Kristo Luarasi” Tiranë
Parathania
Lushnje, 1 shtator 1928
Pirrua
Tragjedi me pesë akte
Shtëpia Botuese “Luarasi”
Tragjedi me pesë akte
Shtëpia Botuese “Luarasi”
Parathënia 1934
Gjirokastër, 18 mars 1934
Gjirokastër, 18 mars 1934
Skënderbeu
Tragjedi me pesë akte
Shtëpia Botuese “Luarasi” 1934
Parathënia
Gjirokastër, 1 maj 1935
Tragjedi me pesë akte
Shtëpia Botuese “Luarasi” 1934
Parathënia
Gjirokastër, 1 maj 1935
Diomedi
Tragjedi me pesë akte
Shtëpia Botuese “Luarasi”
Tragjedi me pesë akte
Shtëpia Botuese “Luarasi”
Parathënia 1934
Gjirokastër 1 maj 1935
Gjirokastër 1 maj 1935
Abeli
Tragjedi me Pesë akte
Shtëpia Botonjëse “Luarasi”
Parathënia
Gjirokastër 1 janar 1936
Tragjedi me Pesë akte
Shtëpia Botonjëse “Luarasi”
Parathënia
Gjirokastër 1 janar 1936
Lyra (S9E4)
Poezi
Tiranë 1939
Shtypshkronja “Dielli”
Parathania
Elbasan 14 mars 1937
Poezi
Tiranë 1939
Shtypshkronja “Dielli”
Parathania
Elbasan 14 mars 1937
Botimet e Kosovës
Tragjeditë Aleksandri -Pirrua
Prishtinë
Sht. Botuese “Faik Konica” 2000
Prishtinë
Sht. Botuese “Faik Konica” 2000
Vepra Komplete Botim i 2002
Vepra 1 – 302 faqe S 212/38 G
Vepra 2 – 283 faqe S 212/39 G
Vepra 1 – 302 faqe S 212/38 G
Vepra 2 – 283 faqe S 212/39 G
Parathanëje
Nga Et’hem Haxhiademi*
Në nji kohë si kjo e jona, me u marrë njeriu me poezí a me ç’do art t’jetër të bukur, asht nji punë e kotë e nji mundim i pafrytshëm. Artisti apo shkrimtari shqiptar, qi t’i banjë ballë nevojavet të jetës, duhet mâ përpara të merret me ndonji “punë qi ep bukë”, si ç’flitet këtu në Shqipni, dhe për mjeshtërin qi i flet zemra të punojë nëpër orë pushimi ose të lanjë mangut gjumin e natës. Me fjalë të t’jera të banjë nji sakrificë dhe nji sakrificë të madhe. Të rrijë pa dëfrime jete, të rrijë pa prehje e qetsi, të rrinjë ma në funt edhe pa gjumë, për të krijuë diçka të bukur dhe artistike.
Epoka e jonë materiale të tillë njerëz i quën të sëmundë. Dhe deri diku asht e drejtë. Mundimi i vazhdueshëm duhet të pjelli në funt frytin e shpërblimit. Pse me u mundue me mjellun në kopshtin e jetës pemë qi nxjerrin gjithmonë lule dhe nuk lidhin kurrë as ndonji kokërr të vogël?
Me gjithë këtë, në këtë Shqipnin t’onë ka disa të pakët qi i ka kapun nji sëmundje e tillë. Dhe kur të kujtohet se këtu ke na përveç satisfakcionit material ke mrapa dhe urrejtjen e publikut për veprën qi i fale me kujdes e dhimbje shpirti, ahere gjendja e shkrimtarit shqiptar bahet sá mâ tepër tragjike. Drama e Ipsenit “Armiku i Popullit” e shpreh mjaft bukur në këtë rast botën shqiptare kundrejt puntorit të Muzavet.
Dikur nëpër perioda t’errta të vendevet t’jera gjindesh ndonji Mecen a Richelieu, të cílët i murën puntorët e pendës ndën mprojtje. Dhe vetëm për këtë mprojtje këta bamirës e lidhën vehten e tyne me historín e literaturës romake e frange. Këtu tek ne ngjanë e kundërta. Mprojtja mâ e madhe qi munt t’i bahet nji shkrimtari asht t’a çojnë mësuës asè sekretar në ndonji zyrë të vogël. Nga nji herë ngjanë qi e qisin jasht fare dhe nga kjo punë e thjeshtë dhe e lanë pa bukë në të katër rrugët.
Po a munt të lulëzojë në këtë mënyrë literatura shqiptare? Sigurisht jo. Ndër të tilla kushte puna e letrave asht nji heroizëm, nji idealizëm pa kufi. Dhe deri sá në kohën e soçme idealizma quhet nji marrëzi, duhet t’a këtë dhe shkrimtari fatkeq vendin në ç’mendinën e Vlonës.
Me gjithë këto sá u tha sipèr, un prap përmblodha nji volum të vogël të vjershavet të mija dhe ja paraqis publikut shqiptar.
Nji punë e pakët, por e kujdesëshme, qi besoj se do t’i vlejë mjaft literaturës s’onë të vorfën.
Kam le n’Elbasan mbë 8 mars 1902.
Im at, Emin Haxhiademi, aktivite
ti patriotik i të cilit fillon qysh me
1877, d.m.th. përpara Kongresit (Lidhjes) të Prizrenit (sikundër asht permendun dhe nga komisioni i 25-vjetorit në jetëshkrimet e patriotëve të cilët nuk u botuen nga qeverrija) njihet n’Elbasan si bashkëpunëtor i ngushte i Kristoforidhit dhe i dyti patriot mbas atij në vjetërsi në këtë qytet. Prej t’im eti kam mësue mshehtazi gjuhën shqipe përpara shpalljes së Hyrrietit dhe, kur u hap e para shkollë shqipe n’Elbasan mbë 1908, kam qenë i pari nxënës që u shkrue n’atë shkollë. (Shkolla e parë shqipe asht hapun me inisiativen e disa patriotëve elbasanas ne krye të të cilëve ka qene im atë. Kam edhe origjinalin e telegramit të urimit qi i bante asi kohe nga Londra Faik Konica dhe pergjigjen qi i ka dhanë im atë).
Si gjithë ata qi merreshin me çashtjen shqiptare dhe im atë përdorte të gjitha librat, revistat e gazetat shqipe qi ishin botue n’atë kohë te rregullueme në nji odë të posaçme ku unë rrija shpesh herë mbasi nxuna shqipen dhe ushqehesha me ato botime të vorfëna por mjaft të pasuna për atë kohë dhe për moshën time të ngjomë. Nji ditë midis librave më rroku dora dramën e përkthyeme nga turqishtja të Sami Frashërit “Besa”. Si e këndova pak në fillim, më preku mjaft dhe kështu u mbylla në odë deri sa e sosa së kënduemi deri në fund. Aq tepër më pelqeu moshës t’ime të vogël sa qi mbusha sytë me lot .dhe qysh atëhere më ngeli në mendje interesimi për veprat theatrore.
Efekti i asaj kohe më ka ngelun edhe sot mbi dramën “Besa” sa qi ndonëse i shoh mjaft të meta kryesore si vepër arti, por prap më pëlqen ta këndoj mbasi ka lidhje me kujtimet e kohës s’ime të kalueme. Nji ditë (do të kemë qenë ndoshta ja 14 vjeç) u ngula në nji tryezë dhe fillova të shkruej gjoja nji dramë natyrisht me subjekt kombëtar si ç’ishte koha. Rrija pra ditë me radhë dhe nga nji herë linja dhe shkollën pa e frekuentue.
Kur më pyetshin njerzit e shtëpisë ç’ka baja, nuk dëftenja. Në fund mbas afër dy muejesh e sosa dramën(!) t’ime dhe kryenalt për punën qi kishje ba ja tregoj t’im eti, i cili ishte i aftë prej nature për të gjykue. Kur iu afrova pra dhe i thashë se kishja shkrue nji dramë, me priti me nji buzëqeshje ironike dhe as nuk deshi t’a këndojë, por ma vonë lutjet e momës s’ime më nji anë dhe kurioziteti i tij mbë t’jetrën anë filloi me e këndue. Zemra e ime rrihte dhe prisja me padurim gjykimin e tij. Në funt më thirri po këtë radhë jo me qeshje ironike dhe më thotë
se un ishja akoma i ri dhe se me shkrue nji vepër dramatike nuk asht nji punë e vogël për çuna. Un pra duhesh ma parë të mbaroja shkollën, të studjoja veprat dramatike të poetenvet të mëdhenj të huej dhe pastaj të bija në prehnin e theatrit. Pra kjo qi ke shkrue, më thotë i ndjeri im atë, asht gja për të qeshun dhe meriton të digjet. Kur ndëgjoj këto fjalë prej tij u idhnova shum. E mora të ashtuquejtunen veprën t’ime dhe së pari e rueja me kujdes midis librave te mija, por ma vonë u binda në këshillën atnore dhe nji ditë e dogja. Me gjithë këte dëshira e ime e jashtzakonshme për t’u ba autor dramatik nuk u shue kurrë prej zemrës s’ime.
Në shkollë vinja mjaft mirë. Të gjitha landët e mësimevet i ndiqja me interes. Qysh prej së vogli e deri sa lashë Atdheun e ika jasht për të studjue, vit për vit dilnja i pari i klasës. Mbë 1919, shkova n’ Itali, në qytetin Lecce. Kemi ndejtë në nji konvikt ja 60 shqiptarë përveç italjanëve dhe unë pregatitesha për vitin e katërt të gjymnazit, kurse të t’jerët shqiptarë klasa ma të ulta. Kur do të epeshin provimet në fund të vitit ka qenë koha ma e disfavorshme për shqiptarët, të cilët urreheshin nga italjanët nga shkaku i luftës së Vlonës.
Në fund të provimeve vetem unë e kalova klasën nga të gjithë shqiptarët, gjithë të tjerët mbeten nga nji a dy lëndë. Për të vërtetue fjalën t’ime mund të pyetni z. (emër i palexueshëm) i cili ka qenë nji nga shqiptarët qi pregatitesh për klasën e dytë të gjymnazit dhe ngeli edhe ai për vjeshtë si gjithë të tjerët. Pra, po qe i ndershem, ndonëse me ka armik, duhet të thotë të vërteten. Në Lecce kishja nji profesor mjaft te zotin qi më pregatiste për gjuhën latinishte. Kur nji ditë po me pregatiste për shkollë ‘Bukoliket’ e Virgilit pa që u impresionova mjaft për bukurin e veprës. Më pyeti me buzëqeshje në se më pelqen.
I thashë se kur ta mësoj mirë gjuhën latine do t’a kthej këte vepër në shqipet. Dhe me të vërtetë mbas tre vjetësh u mora me kthimin e Bukolikeve të Virgilit të cilën e ktheva jo krejt veprën në versin origjinal, në heksameter. Si bazë për përdorim të heksametrit në shqipet mora për model përkthimin e Bukolikeve në gjuhën gjermane nga Vossi, i cili asht po në heksameter, tyke marrë për daktila e sponde jo si te vjetrit gjatësin e rrokjeve, por theksat. Këto lloje heksametra në bazë të rrokjeve në gjermanishten (si ç’e dini edhe ju) perveç Vossi-t në përkthimin e Homerit e të Virgilit e përdori edh Goethe-ja në ‘Hermanin und Dorothea’. Pra me përkthimin e Bukolikeve unë besoj se bana dy sherbime: 1)Jam i pari qi ktheva ne shqipet nji poet latin, 2)Jam i pari qi përdora në gjuhën shqipe heksametrin si mbas modeleve qi përmenda ma siper. (Rreth përdorimit të heksametrit nga unë shih edhe gazetën ‘Demokratia’ të Gjirokastres Nr. 453 datë 3 mars 1935).
Klasat e sipërme të gjymnazit i ndoqa n’Austri. Në Tirol bana edhe maturën dhe hyna me dieni të plotë të literaturës greke e latine. Autorët grekë e latinë nuk u kënduen prej meje sa për të kalue klasën si ç’e bajnë shumica e studentëve, por me etje të madhe. Mbasi dienia e gjuhës greke nuk më mjaftonte për autorët e nanës, si kulture përdorja edhe përkthimet në gjuhën gjermane.
Mbë 1924, ndodhesha në Berlin dhe ndiqja mësimet universitare n’atë qytet në fakultetin (fjalë që nuk lexohet) kundra dëshirës s’ime dhe si mbas dëshirës së prindëvet. Në këte kohë pothue se njihja mirë jo vetëm literaturën greke e latine, por edhe literaturën gjermane, franceze e italjane dhe prej anglishtes Shakespeare-n, këte të fundit me përkthimin e (emër i palexueshëm).
Nji ditë tyke këndue ‘Odyseen’ e Homerit pashë se Homeri e sillte fundin e veprës deri ke mbarimi i peripetive të fatozit t’Ithakës.
U interesova të gjenje se ç’ka ka qene fati i këti fatozi mbaskëndej dhe gjeta në (fjalë që nuk lexohen) se Ulisi qenka vra prej të birit Telegon pa e njohun t’an i shtërnguem nga fati. Kjo landë m’interesoj për të trajtue tragjedinë t’ime të parë ‘Ulisi’ tyke besue se asht adapte për të dalë nji tragjedi në frymën e Eskilit. Ky subjekt me sa kam hetue nuk asht përdorun deri më sot nga ndonji shkrimtar, vetëm se Aristoteli përmend në veprën e tij ‘Poetika’ se kjo landë ka qenë trajtue nji herë nga Sofokliu në veprat e humbuna. Atëherë historija greke, kultura greke dhe veçanërisht tragjeditë e Eskilit, Sofokliut e Euripidit më kishin marrë zemren, më kishin ba për vete. Vrapova pra dhe shkrova tragjedinë t’ime të parë ‘Ulisi’ tyke e punue dhe ripunue mjaft kohë. Heren e parë desha t’i ve edhe kore, por ma vonë tyke besue se koret nuk mund t çfaqen në sqenë, i lash e sikundër i lanë edhe shkrimtare të tjerë që ndoqen gjurmët e tragjikëve grekë si Corneille, Racine deri edhe Goettheja në ‘Ephigenie auf Tauris’.
Si vers pëlqeva pesëkambat jambike të (fjalë që nuk lexohen) por u vuna rimë për t’i dhanë ma muzikë dhe i influencue nga Corneille e Racine. Ndërtesën e tragjedisë e thura si mbas theorisë aristotelike tyke përdorun të tri njisitë si klasikët francezë e grekë. Vërtet, se sot njisitë aristotelike kanë vetëm nji vleftë historike por më duket se në tragjeditë me subjekte të vjetër kanë mbetun prap si nji stoli. Dhe Goetheja që ka qenë nji ndër kryengritësit e Sturm und Drang në veprat e tij dramatike të djalëris, por kur shkroi ‘Iphigenin’ në moshën e mavonshme si mbas subjektit përdori të tri njisit. Landa e tragjedis s’ime ‘Ulisi’ asht lufta e njeriut me fatin. Çka asht thanë nga oraklli do të përmbushet dhe njeriu nuk ka si shpeton. Këtë tregon edhe Sofokliu në “Edipi mbret”, këte dhe Shilleri (fjalë që nuk lexohen) këte edhe unë te ‘Ulisi’.
Në vitin 1926, erdha të vazhdoj mësimet ndë Vjenë, mbasi në Berlin me daljen (fjalë që nuk lexohen) u shtrejtue jeta sidomos për mue qi nuk kishja subvencion nga shteti dhe më mbante shtëpija. Nji ditë më erdhi në mendje të thur nji tragjedi të dytë me protagonist kryetrimin e ‘Iliadës’ së Homerit. Edhe ‘Iliada’ e çon Akilin deri sa vret Hektorin (fjalë që nuk lexohen) gojdhanën se Akili asht vra nga Paridi tyke e gabue Priami se do ta bante dhandërr e do t’i japë të bijën Poliksenin me të cilën Akili kishte dashuni. I hyna pra punës dhe mbas shumë punimi dhe ripunimi në sistemën e ‘Ulisit’ doli tragjedija e ime e dytë ‘Akili’. Shpirti i tragjedisë ‘Akili’ asht ahmarrja. Çdo njeri qi vret sado i fortë me qenë në fund do ta pësojë. Nji mendim të tillë e gjejmë dhe ke ‘Agamemnoni’ i Eskilit dhe ‘Elektra’ e Sofokliut.
Këtu në Vjenë bashkëpunova dhe me revistën ‘Djalërija’. Asht e dyta revistë ku bashkëpunoja rregullisht. Për herën e parë kam bashkëpunue në ‘Kopështin letrar’ me 1918 qysh në moshën 16 vjeç, natyrisht me sende të lehta. Në ‘Djalërija’ botova dhe vjershat e mija të parat lirike. (Shih Nr. 1, voll. II, viti VIII datë Maj 1927). Ma e bukura e kësaj në këte numër asht ajo me titullin ‘Galates’. Kjo asht nji elegji për nji vajzë të vdekun. (Më ke shkrue në letër dhe për shënime (fjalë që nuk lexohen) ke ndoji vetë dhe merr ato qi të pëlqejnë). Vdekja e nji vajze qi e dashunoja nga lark më tronditi dhe kështu i bana nji përmendore të vogël këtë elegji me titullin e nji emni magjepes ‘Galates’.
Në fund të vitit 1927, u ktheva në Shqipni dhe mbë 1928, u emnova nënprefekt në Lushnje. Këtu tyke këndue nji ditë Plutarkun m’interesoi landa e Aleksandrit të Math se si u ba mbret dhe se si u vra ati i tij Filipi nga rivaliteti i dy grave të tij. Pra mbas nji kohe të gjatë pune doli tragjedija ‘Aleksandri’, tragjedija e tretë nga numri, por e para nga vlera, mbassi te ‘Ulisi’ e ‘Akili’ njihen ende gjurma djalërije. Mbe 1930, kur u banë garat teatrale në Tiranë, grupi filodramatik i Elbasanit çfaqi ‘Aleksandrin’ t’im dhe mori çmimin e Mbretit. Ndonse grupi i Shkodrës dhe i Korçës qenë të pregatitun ma mirë ne pikëpamje sqenike, por si ç’thoshte edhe gazeta ‘Ora’ atëherë çmimin Elbasani e fitoi vetëm nga vepra e bukur qi çfaqi.
Tragjedija ‘Aleksandri’ asht tragjedija e rivalitetit. Tregon se dy gra shemra me nji burr ku e çojnë nji familje dhe në ç’fatkeqsi.
Mbë 1933 e deri mbe 1936 ndodhesha në Gjirokastër si krysekretar i Prefekturës. Mbë 1933, atje shkrova idilin ‘Nymfat e Shkumbinit’, të cilin e botova n’ ‘Illyria’ Nr. 4, datë 25 mars 1934 dhe Nr.5 , datë 1 prill 1934 . Nymfat dhe Muzat e Greqis së Vjetër i solla nga Parnasi në Shkumbi qi të lahen dhe të këndojnë nëpër pyjet gjatë buzës së tij gjersa gjahtarët shqiptarë qi nuk kuptojnë vlerën e kangës së tyne i rrëmbejnë. A nuk asht kjo nji ndodhje shqiptare?!
Prap po në Gjinokastër tyke këndue jetën e Pirros nga Plutarku trajtova mbë 1934, tragjedin e katert ‘Pirrua’. Kjo asht vepra ime ma e dashun dhe kam besim të patundun se do të mbesi për shumë kohë kryevepra e Melpomenës shqipe. (Ju lutem ta këndoni krejt). Këtu prap shkrova Elegjin ‘Nata e zezë’ botue n’ ‘Illyria’ nr. 8 datë 29 prill 1934. Këtu vajtoj vdekjen e nanës s’ime të cilën e kam dashun ma tepër se çdo gja në këtë botë. Shkrova po këtu odën ‘Naim Frashërit’ botue n’ ‘Illyria’ nr. 16 datë 24 qershor 1934. Në këte ode lavdoj vlerën e Naimit si poet e patriot dhe u thërras shqiptarëve (ma i pari e baj këtë) të merren eshtnat e këtij njeriu të math e t’i sjellin n’Atdhe. Shkruej ma vonë poemthin ‘Lufta e dragonjvet me kuçedren’ botue n’ ‘Illyria’ Nr. 22 datë 14 shtator 1935. Tyke marrë për bazë gojdhanën popullore se kur bie shi dragonjt luftojnë me kuçedrën, perpilova këte poemthë si balladë.
Prej vjershave të mija lyrike vetëm këto po të përmend se shumica s’e kanë pa dritën e botimit. Tani së shpejti do t’i nxirr në nji vëllim të posaçëm, por për veprat e mija dramatike meriton të bisedohet ma ndryshe. Mbë 1935, shkrova tragjedinë ‘Skënderbeu’. Kjo asht tragjedija e zilisë. Zilija sjell tragjedin individuale dhe tragjedin kombëtare si ç’asht kjo e shtjellueme në tragjedin t’ime ku nuk tregohet vetëm tragjedija e Skënderbeut, por e krejt popullit shqiptar.
Mbë 1936, shkrova tragjedin e gjashtë ‘Diomedi’. Kjo asht tragjedija e dashunis. Dashunija asht e papërkulshme. E shkuemja në rrugë të kundërt sjell at ma të tmerrshmen sa të vrasë i vllai të vllan, si ç’ngjet në tragjedin t’ime.
Përshkurtazi dhe si mbas porosis tande në dhitë faqe kjo asht jeta e ime artistike. Në letret qi më dërgoje ma tepër u jipje randësi poezive lyrike. Por tek mue randësija ma e madhe asht te tragjedit e mija. Dramatika ka gjetë mbarimin tek unë sikundër ka gjetë lyrika ke ti e novelat ke Koliqi. Pra tragjedit e mija: 1)’Ulisi’; 2)’Akili’; 3)’Aleksandri’; 4)’Pirrua); 5)’Skenderbeu’; 6)’Diomedi’, ndonse t’i përshkrova shkurtimisht mbrendit e tyne, por po deshe nji mendim të sakët duhet t’i këndosh, sidomos katër të fundit dhe veçanërisht ‘Pirrua’ që, si t’a thashë ma nalt asht vepra e ime ma e dashun. Në të gjitha tragjedit mija asht përdorun po ajo teknikë qi të përmenda ke ‘Ulisi’, po ai vers, dhe po ajo thurje dramatike. Si mbas kërkesës tande me postë po të dërgoj 6 tragjeditë dhe ‘Bukoliket’. Për vjershat lyrike ju kam kallxue gazetat dhe revistat ku janë botue deri sa nuk kanë dalë të botueme si libër. Vetëm 5 vjersha të kam shënue se të tjerat nuk janë botue as në gazetë. Po ato të pesta nuk janë vetëm vjersha, por mund të them sa janë poemtha të gjata. Vetëm ‘Galates’ asht nji elegji e shkurtën.
Tani do të shohim gjykimin qi do të bani ju vetë. Simbas porosis tande 10 faqesh po t’i dërgoj shënimet. Si t’i këndoni këto dhe veprat qi po ju dërgoj, besoj se unë nuk jam ne takamin e (fjalë të pa lexueshme) me shokë, por jam në degën e dramaturgjis si ç’je ti në lyrikën dhe Koliqi në novelat. (Dy rreshta të palexueshëm). Kurr nuk e kam pasë zakon ta mburr veten, por vetëm se m’i kërkove ti po t’i dërgoj.
Ji i drejt në gjykimet. Pra të fala.
Et’hem Haxhiademi – Klasicisti i letërsisë shqipe, një profil letrar
Nga Anton Cefa
Nga Anton Cefa
Et’hem Haxhiademi është përfaqësuesi
i rrymës letrare të klasicizmit në letërs
inë shqipe. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, ai botoi tragjeditë “Uliksi”, “Akili”, “Aleksandri”, “Pirrua”, “Skënderbeu”, “Diomedi” dhe “Abeli”. Penës së tij i takojnë edhe një përmbledhje poezish me titullin “Lyra” (1939), dhe përkthimi i “Bukolikeve” të Virgjilit (1932).
Kushtet politike dhe shoqërore të vendit tonë janë bërë gjithnjë pengesë që jehona e zhvillimeve letrare të Europës të dëgjohet në kohën e vet. Kështu ndodhi edhe me klasicizmin. Ardhja e kësaj rryme letrare në letrat shqipe përmes penës së Haxhiademit qe tejet e vonuar. Kjo rrymë letrare që lindi, u zhvillua dhe lulëzoi në Europë, fillimisht dhe kryesisht në Francë, në shekujt XVII-XVIII, tek ne lindi, u zhvillua, lulëzoi dhe përfundoi në dekadën e katërt të shekullit të kaluar, me veprat që përmendëm.
Nëse romantizmin në letërsinë tonë e përfaqësojnë De Rada e Naimi, e themi me plotgojë që klasicizmin e përfaqëson Haxhiademi. Nëse Naimi është “pjellë e vonë e romantizmit”, siç e ka cilësuar Çabej, Haxhiademi është pjellë tepër e vonë e klasicizmit. Ashtu si përfaqësuesit e mëdhenj të klasicizmit evropian, Rasini, Kornej, Bualo, La Fonteni, Molieri, etj., i lidhen veprat e tyre me problemet e kohës, edhe Haxhiademi, duke i marrë subjektet nga antikiteti grek, bibla ose nga historia jonë e hershme dhe mesjetare, trajtoi probleme aktuale shoqërore e morale të shoqërisë shqiptare. Kështu që veprat e tij kanë karakter të theksuar edukativ dhe didaktik. Edhe në pikëpamje të formës, veprat e tij i kanë qëndruar me besnikëri tragjedisë klasike; ato janë shkruar në poezi, në vargje 12-rrokëshe.
Në vitet ’30 të shek. të kaluar, kur u botuan dhe u shfaqen në skenë, tragjeditë e Haxhiademit patën jehonë në mendimin kritik letrar, pozitiv e negativ, ndër gazetat e revistat e kohës si në gazetat “Arbënia” dhe “Drita”, në revistat “Minerva”, “Perpjekja shqiptare”, etj. U prit jashtëzakonisht mirë dhe u shoqërua me një entuziazëm të papërshkruar popullor drama “Skënderbeu”, që u shfaq në Tiranë, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, etj. Më vjen mbarë të bie këtu një vlerësim të njërit prej yjeve më të shkëlqyer të gazetarisë sonë të viteve ’30, Branko Merxhanit, për këtë vepër: “Libri i fundit dhe ma i bukur i dramaturgut t’onë Etem Haxhiademit asht “Skënderbeu”, tragjedi me pesë akte, Tiranë, 1935. Fëtyra e çuditçme e fatozit t’onë legjendar, symbolizon typin e njeriut tragjik, të cilit nuk i mungon elementi demonik për të frymëzuar tragedinë ma të goditur, jo vetëm të jetës së tij private, por edhe të mjerimeve historike të së gjithë jetës së populit shqiptar. Vepra e Haxhiademit, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, asht prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth epokës karakteristike të Skënderbeut. Fatozi i ynë kombëtar, ky burrë i math me origjinën e tij shqiptare, me edukatën bizantino-islamike dhe me shpirtin e shqiptarit të kulluar dhe ‘par excenllence’, produkt gjigand i mythit primitiv të Malsisë s’onë, është Titani që ngreh lart grushtin e vet kundrejt dënimit të fatit, që tyranizoi qysh prej shekujve Gjenin t’onë dhe që ka mbyllur, me zemrim dhe me keqdashje, udhën e madhështisë s’onë mun në pragun e historisë. Njerz që rrojnë jetën si nji tragjedi, kanë vdekjen e nji heroit…”Branko Merxhani (1894-1981)
Në vitet e diktaturës, veprat e Haxhiademit u hoqën nga qarkullimi dhe shkrimtari atdhetar që vuante në Burgun e Burrelit si “Armik i Popullit” u mohua plotësisht. As studentët që kryen fakultetin e letërsisë shqipe gjatë atyre 50 viteve të çmendura nuk mësuan se letërsia shqipe ka pasur edhe rrymë klasiciste dhe një përfaqësues të saj. Në tekstet e historisë së letërsisë sonë u kritikuan ashpër shkrimtarë si Fishta, Konica, Vinçenc Prenushi, Anton Harapi, Bernardin Palaj, gazetarët e shquar të viteve ’30 si Branko Merxhani, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, etj., po emri i tij nuk u përmend asnjëherë.
Haxhiademi fatkeqësisht vdiq në burgun e Burrelit. Ish të burgosur kanë folur edhe për dy vepra të shkruara në burg: “Jeta e njeriut” (roman) dhe “Koha e premtueme” (dramë), të cilat nuk i njohim.
Mbetet detyrë e dorës së parë po aq letrare sa edhe patriotike, që historia e letërsisë dhe kritika letrare të pasqyrojnë e të analizojnë veprimtarinë letrare të shkrimtarit Etëhem Haxhiademi, që ky të jetojë në letërsinë dhe në kujtesën e popullit tonë për të cilin punoi dhe vdiq.

Pak rreshta për “Lyrën” dhe Haxhiademin
Nga Jozef Radi
Nga Jozef Radi
“Lyra” e Et’hem Haxhiademit, e botueme në vitin 1939, asht pa as ma të voglin diskutim nji prej monumenteve të poezisë shqipe… E shkrueme në nji kohë të vështirë, kur ende poezia shqipe ishte në nji fazë ngjizjesh dhe kërkimesh, kur Bota, me të edhe vetë Shqipnia, po i futesh nji tragjizmi dhe nji kasaphane të papamë, Et’hem Haxhiademi botoi “Lyrën” e tij. Nji libër poezish që ndoshta as nuk u lexue, as u kuptue dhe as u respektue si dhe si duhet, mbasi menjiherë mbas botimit do të vinte pushtimi dhe bashkë me të edhe kriza ma e madhe morale e shoqnisë shqiptare., kështu që kjo vepër nuk mori jo mirnjoftjen e kohës kur ajo u shfaq, po as të krejt kohnave që erdhën ma pas. Praktikisht kjo vepër sot e kësaj dite asht e palexueme, e pakuptueme, e pavlersueme… ende e pangulun në kujtesë kolektive jo veç të lexuesve, po as të elitave (po i quejmë të tilla) që e kanë pasë ma së pakut detyrë të merren me përhapjen dhe zbërthimin e saj.
Kështu pra, “Lyra” mund të konsiderohet ende vepër e pambrritun dhe e pavumere ndër shqiptarë!
Ajo ka gjithsej vetëm 11 poezi… as ma shumë e as ma pak. Asnji libër poetik s’ka pasë kaq pak poezi, dhe asnji libër poetik nuk të jep ma shumë mundsi me u shprehë se “Lyra”. Edhe pse dy – tri prej poezive mund t’i quejmë edhe poema, si fjala vjen “Nymfat e Shkuminit”, “Elegji për Naim Frashërin” apo “Nata e zezë”, prap se prap për poezinë e Haxhiademit duhet hapë nji kapitull i ri njohjeje, dashnie, vlersimi dhe interpretimi… përndryshe ne nuk bajmë asgja tjetër veçse i mbyllim sytë përpara nji vepre të madhe që s’mund të kapërcehet ma me heshtje, prej atyne që tash ju duhet me ju uluritë në birë të veshit për çka kanë ba…
Po kjo punë mendoj se asht në rrugë e sipër, dhe s’ma merr mendja se flamurtarët e heshtjes kanë me pasë po at sukses të dikurshëm në “lavdinë” e tyne…Haxhiademi asht poet elitar, sqimatar, kokfortë, solemn dhe njerzor… e shpesh teksa lexon vargjet e tij, krijon përshtypjen se Ai jeton në nji realitet të përtejmë, të duket sikur asht ngjitë maje nji piedestali dhe na e reciton kumbueshëm magjinë e vargjeve te veta me shpirtin e nji gjuhe që ai e beson hyjnore… Edhe pse ndjehet i lanun mbasdore, ai rri midis atij sheshi të madh ku s’guxon me u afrue askush… dhe sheh mirë se rreth tij s’janë veç do ziliqarë e do salierve diku në skaje që i gëzohen atij sheshi të mbetun bosh dhe atij njeriu të mbetun vetëm… e megjithatë, në kangën e vet, Ai asht i bindun se jehu i saj, në mos sot, nesër; në mos nesër… dikur ka me u ndje si duhet… e sigurisht ka me u ndje fuqishëm. Si duket, Haxxhiademi ka dalë me koshiencë të plotë jashtë kohës së vet, dhe ka zgjedhë Poezinë si armë hyjnore komunikimi, pse atij i ka ra për hise me ndërtue at tempull të rrënuem prej nga ku i jep hov fjalës shqip, duke dëshmue se Gjuha e tij, s’i len asgja mangut Kangëve të Lashtësisë Ballkanase, bile asht ma se i bindun se ajo asht bartsja ma e denjë e asaj Kange.
Gjuha e Haxhiademit, po edhe poezia e tij, (më pëlqen ta theksoj kët gja), asht e Mesmja e Artë midis Fishtës, Koliqit dhe Camajt në njenën anë dhe Frashërit, Poradecit dhe Kutelit në anën tjetër… veç me nji mision shumë ma ta madh, ma largpamës, ma hyjnor: përbashkimin dhe njehsimin sa ma të natyrshëm të gjuhës së letrave shqipe!
I jam në gjunjë misionit të këtij Njeriu të Madh, që edhe sot vërtet mundet me u lexue si jashtë kohe, po… i sigurt se ka me mbetë i të gjitha kohnave…!

Qershor – Shtator 2015