Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Kush është aktorja meksikane që ndërmjetësoi takimin e Sean Penn me bosin e drogës

$
0
0


Ishte një aktore meksikane, e cila ka negociuar mes aktorit të njohur Sean Penn dhe bosit të drogës “El Chapo” për të realizuar intervistën që do të çonte edhe në zbulimin e vendit sekret ku ndodhej i arratisuri nga burgu në muajin korrik.
Takimi është bërë më 2 tetor 2015, në një lokalitet të Meksikës në shtetin e Durangos, në kufi me Sinaloan dhe e pranishme ka qenë edhe aktorja Kate del Castillo. Takimi kokë më kokë mes aktorit dhe bosit të drogës ka zgjatur shtatë orë. “Hëngrëm, pimë dhe folëm të rrethuar nga truprojat e bosit”, ka rrëfyer Penn.
Palët kishin rënë fillimisht dakord për filmin, më pas ata folën edhe për një intervistë formale, e cila do të bëhej tetë ditë më pas, por ky takim nuk u bë kurrë.Kjo sepse ‘El Chapo’ i kishte dërguar Pennit një regjistrim video me përgjigjet e pyetjeve që aktori i kishte bërë.




Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>