Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Itali, E kap në flagrancë me gruan në makinë, italiani vret me thikë shqiptarin

$
0
0

Një dramë xhelozie me viktimë një shqiptar 39 vjeçar është regjistruar një natë më parë në komunën Ariano Irpino në provincën e Avellinos në Itali.
Shqiptari H.T 49 vjeç, rezident në qytezën e Giardineto në provincën e Foxhias ka ndërruar jetë pas goditjeve të marra me thikë nga italiani 52 vjeçar Alessandro Palermiti.
Bashkëshortja 40 vjeçare e italianit kishte një marrëdhënie jashtëmartese me shqiptarin.
Autori i vrasjes ka ndjekur bashkëshorten e tij në takim me të dashurin e saj shqiptar në afërsi të një agriturizmi në qytezën Ariano Irpino.
Pasi i ka kapur në flagrancë në makinë, italiani Alessandro Palermiti ka goditur për vdekje me thikë rivalin e tij në dashuri, shqiptarin H.T 39 vjec.
Autori i vrasjes është arrestuar dhe shoqëruar në burgun e Ariano Irpino.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>