Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Presidenti i Turkmenistanit ndalon pirjen e duhanit

$
0
0

Presidenti i Turkmenistanit ka ndaluar shitjen dhe për rrjedhojë pirjen e duhanit. Një dekret i ri është shpallur në vend, që ndalon shitjen e të gjitha produkteve të duhanit, dhe gjobitjen e dyqaneve deri në 1200 paund, në qoftë se shitësit kapen duke shitur cigare.

“Chrono-TM”, një website i pavarur raporton mbi çështjet nga jashtë kufijve të vendit, duke shtruar problemin e zhvillimit në përmasa të mëdha të një tregu të zi të duhanit, i cili është përhapur në rrugët e kryeqytetit, Ashgabat. Pakot kontrabandë të cigareve mund të gjenden për 8 paund.

“Reporterët pa Kufij” e listojnë Turkmenistanin si vendi më i keq për lirinë e shtypit në botë, pas Koresë së Veriut dhe Eritresë.

Pavarësisht se mediet janë tërësisht të kontrolluara nga shteti, lajmi për masat represive në vend ka dalë jashtë kufijve, veçanërisht politika e fundit e imponuar nga presidenti i tanishëm, Gurbanguli Berdymukhamedow. Kreu i Turkmenistanit është parë shpesh duke shijuar aktivitete në natyrë, të tilla si çiklizmi dhe peshkimi, dhe si i tillë duket se ai nuk mendon shumë rreth cigareve.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>