Nëna e Klodi Lesit, 36-vjeçarit shqiptar që vrau bashkëshorten greke dhe u zhduk së bashku me djalin katërvjeçar në Greqi ka folur për mediat greke për djalin e saj dhe për ngjarjen.
Ajo thotë se Lesi ka ikur nga Shqipëria që 14 vjeç, duke ndenjur fillimisht në Greqi dhe më pas në Britani për 6 vjet, përpara se të kthehej sërish në Greqi.
“Nuk e dimë se ku ndodhet. Nuk kemi folur me të që prej Pashkëve kur ishte këtu. Kjo që ndodhi është e tmerrshme. E dinim që jetonte me një greke por nuk i kemi thënë gjë se ai ka jetën e tij. I bëj thirrje që të dorëzohet në Polici menjëherë dhe të mos e torturojë djalin e vogël”, thotë ajo.