Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të bëjë një film për veten e tij.
Siç raportojnë mediat turke Erdogan do xhirojë një film mbi jetën e tij që pritet të nisë xhirimet javën e ardhshme.
Filmi do të nisë me fëmijërinë e Erdogan në Kasimpasha, mëpas vitet si kryebashkiak mes 1994 dhe 1998, burgosjen në 1999 dhe deri ditët e sotme.
“Ditët e sotme bëhen filma për Spiderman, Superman apo Batman, heronj që nuk kanë ekzistuar. Ne kemi heroin tonë dhe është i gjallë”, tha producenti i filmit Ali Avxhi.