Ndotet uji i pijshëm në qytetin e Krujës dhe për pasojë dhjetëra banorë të këtij qyteti kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë me të vjella e diarre.
Sipas të dhënave, banorët e lagjes “Derede Dollak” janë furnizuar me ujë të pijshëm të ndotur, çka ka çuar në marrjen e baktereve dhe përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre shëndetësore.
Ndotja e ujit ka ardhur nga çarja e tubacioneve dhe më pas përzierja e tij me fekalet. Lajmi konfirmohet nga Kryeinspektori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Krujë Durim Kulli. Ai pohon se uji është i ndotur nga bakteri Escherichia-coli, e njohur ndryshe si salmonela.
“Uji është ndotur nga bakteri Esche