Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Krerët e Bashkësive Islame, Bruçaj dhe Tërnava me mesazhe urimi për festën e Fitër Bajramin

$
0
0

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe ndër të tjera në urimin e  tij shprehet se: “Të gjithë besimtaret muslimanë mbartin në zemrat e tyre shpresën se Zoti i Madhëruar na ka pranuar agjërimin, namazet, lutjet dhe duatë, leximet e Kur’anit, si dhe netët e kaluara me adhurim e përkushtim vetëm për hir të Tij”.
Bruçaj iu drejtohet besimtarëve se Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), në një konferencë për shtyp me rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit uroi dashuri dhe pajtim ndaj Allahut, si dhe porositi që të ndihmohen të varfrit.
Në mesazhin e tij tradicional, iu drejtua besimtarëve, që t’i përkujtojnë dukuritë, mrekullitë dhe të gjitha të mirat e muajit të shenjtë të Ramazanit, si dhe më tej shtoi se me të gjitha të mirat e muajit të bekuar të Ramazanit sot me thirrjen e namazit të akshamit përfundohet edhe agjërimi.
Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, qytetarëve të besimit islam iu uroi Fitër Bajramin duke i përgëzuar për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame.
Tërnava vazhdoi urimin e tij me shpresë se Allahu xh.sh. ua ka pranuar agjërimin, lutjet dhe punët e mira që i kanë bërë muslimanët gjatë këtij muaji për “Krijuesin e këtij Universi” dhe e falënderoj Zotin që edhe njëherë i bashkoi zemrat e besimtarëve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, gjatë të cilit shpirtrat shërohen e mendjet njëmendësohen, e prej kësaj dalin mesazhe plot mëshirë e respekt për njerëzimin mbarë.
“Gjatë muajit të Ramazanit u munduam që të pastrojmë shpirtrat tanë me devotshmëri, adhurim, sadaka, zekat dhe fitra. Ky Bajram le të mbetet Bajrami i atyre të cilët thyen murin e egoizmit, përmes ndihmave, i atyre që bënë nderë dhe ndanë kafshatën e bukës për të nevojshmit, treguan qetësinë shpirtërore, vëllazërinë dhe miqësinë, atyre që ua hapën derën e shpirtit vëllezërve dhe motrave të tyre, solidarëve, duarve që iu dhanë të tjerëve, atyre që nuk i shtypën jetimët, atyre që nuk përbuzën skamnorët, atyre që ua zgjatën dorën të varfërve , atyre që nuk heshtën para padrejtësive, atyre që u gjenden afër të vetmuarit dhe nuk e lanë askënd të vetmuar” porositi Tërnava.
Ai ftoi të gjithë besimtarët për unitet dhe respekt ndaj njerëzve për të krijuar perspektivë të sigurt për brezat e ri që po vijnë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi se, të premten, më 17 korrik, manifestimi qendror i Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë Sulltan Mehmet Fatih (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>