Sipas një sondazhi, dyzet përqind e gjermanëve, duan që Kancelarja Angela Merkel të japë dorëheqje për shkak të politikave të saja për refugjatët, pasi që 1.1 milion refugjatë kanë arritur në Gjermani gjatë vitit të kaluar.
Sondazhin të cilin e ka bërë revista gjermane Focus në bashkëpunim me institutin e pavarur Insa, ka treguar të premten, një rritje të pakënaqësisë me Merkelin, e cila i ka mirëpritur azilkërkuesit e ardhur nga vendet e konfliktit dhe me gjendje të vështirë ekonomike, nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Mirëpo, 42% e qytetarëve gjermanë, janë përgjigjur se politikën e saj karshi refugjatëve, nuk e shohin si arsye për dorëheqje,.
Kjo është hera e parë që në një sondazh qytetarët janë pyetur nëse Merkel duhet të japin dorëheqje, shkruan Al Jazeera