Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Tri shqetësimet që po fundosin tregjet globale

$
0
0

Ndërsa çmimet e naftës janë ulur, e po ashtu edhe bursat po bien, ekonomistët i janë trembur për vdekje mundësisë së një recesioni ekonomik, megjithëse ekspertët thonë se me politikat e duhura ekonomike mund ta shfrytëzojmë situatën për të nxjerrë fitime dhe t’i lëmë pas besëtytnitë.
Janari zakonisht pritet të jetë një muaj i mirë për bursat, ku sasi të reja parash hyjnë në fonde investimi, ndërsa  taksat që lidhen me shitjet bien në fund të vitit. Megjithëse të dhënat mbi përfitimet nga investimet në SHBA tregojnë se përfitimet e janarit janë vetëm paksa më të mira se norma mujore, besëtytnia e përhapur për “efektin e janarit” e ka bërë dobësinë e bursave kudo në botë këtë vit më shokuese.
Por pesimistët kanë një farë të drejte, edhe pse ndonjëherë e teprojnë me magjinë e janarit. Sipas studiuesve të statistikave të Reuters, ky vit filloi me rënien më të madhe të javës së parë të Uoll Stritit në mbi një shekull dhe rënia mujore prej 8 për qind e indeksit botëror MSCI e bëri performancën e janarit më të keqe se 96 për qind e muajve të regjistruar.  Pra, sa të shqetësuar duhet të jemi rreth ekonomisë botërore?
Tre faktorë frike duket se po ndikojnë në psikologjinë e tregut tani: Kina, nafta dhe frika e një recesioni të SHBA ose global. Kina me siguri është një problem mjaft i madh për të nxjerrë nga shinat ekonominë botërore dhe tregjet e kapitalit.  Ne e pamë këtë në katër ditët e para të vitit, kur rënia e papritur e bursës kineze nxiti kasaphanën financiare globale të janarit. Por bursa kineze është pak e rëndësishme për nga pasojat për pjesën tjetër të botës. Frika e vërtetë është që autoritetet kineze ose do të veprojnë agresivisht për të zhvlerësuar renminbin ose me gjasa do të humbin kontrollin prej keqmenaxhimit aksidental, duke shkatërruar kapitalin.
Një skenar i tillë ngjau shumë i besueshëm në javët e para të verës së kaluar dhe u rishfaq si kërcënim në dy javët e para të këtij viti. Nga fundi i janarit, megjithatë instinkti i tregut anoi sërish në favor të stabilitetit të Kinës. Kjo qetësi mund ndërpritet sërish nëse rezervat e këmbimit të huaj të Kinës tregojnë një tjetër humbje të madhe mujore dhe përpjekjet e autoriteteve për të menaxhuar ngadalësimin ekonomik do të mbeten burimi më i madh i shqetësimit legjitim për tregjet financiare në vitet në vazhdim. Por, duke gjykuar nga sjellja e tregut në gjysmën e dytë të janarit, frika rreth Kinës ra, të paktën për tani.
Kjo nuk mund të thuhet për shqetësimin më të madh të tregut: rënies së çmimeve të naftës. Nga momenti që investitorët ndaluan panikun rreth Kinës, në javën e dytë të janarit, bursat nëpër botë filluan të binin nga çmimi i naftës. Ndryshe nga shqetësimi i arsyeshëm rreth Kinës, ndjesia e tregut dukej se e kishte analizuar gabim marrëdhënien mes naftës dhe ekonomisë botërore. Lidhja mes çmimit të naftës dhe bursës duhet të jetë negative, jo pozitive – dhe kështu do të rezultojë me shumë siguri në vitet në vijim.
Kur çmimet e naftës ulen me 10 për qind çdo ditë, kjo natyrisht që është shqetësuese në kuptimin afatshkurtër: krediti përhapet në burime dhe sektorët e lidhur me të shpërthejnë dhe investitorët në borxh detyrohen të shesin asetet me ulje për të plotësuar diferencën. Fatmirësisht, paniku i tregut tani duket se po bie, teksa çmimet e naftës arrijnë në pjesën më të ulët të variueshmërisë 25-50 dollarë, që gjithnjë janë dukur të përshtatshme për kushtet politike dhe ekonomike të sotme. Tani që çmimet e naftës po stabilizohen në një nivel të arsyeshëm afatgjatë, ekonomia botërore dhe bizneset jo të lidhura me mallrat duhet të përfitojnë. Çmimet e ulëta të natës rrisin të ardhurat reale, stimulojnë shpenzimin mbi mallrat jo-burimore dhe shërbimet dhe rrisin përfitimet për bizneset  që përdorin energjinë. Pavarësisht përfitimeve të dukshme, shumica e investitorëve tani besojnë se rënia e çmimeve të naftës po na çon në një kolaps të aktivitetit ekonomik, që na shpie te frika e tretë që tmerron tregjet financiare këtë dimër: një recesionin në ekonominë globale ose SHBA.
Eksperienca e shkuar sugjeron se çmimet e naftës nuk janë një indikator i dobishëm për aktivitetin ekonomik. Në fakt, nëse lëvizjet e çmimit të naftës kanë ndonjë rëndësi në parashikimin ekonomik, ato janë një indikator i kundërt.  Çdo recesion global që nga viti 1970 është pasuar nga një rritje e madhe në çmimet e naftës, ndërsa pothuajse çdo ulje me më shumë se 30 për qind është pasuar nga përshpejtimi i rritjes dhe çmimet më të larta të kapitalit neto. Pikëpamja e përhapur se ulja e çmimit të naftës parandien recesionin është një rast i pastër i besimit se këtë herë është ndryshe.
Së fundmi, po sikur rënia e bursës në vetvete të jetë një tregues i rreziqeve të recesionit? Dikush mund të perifrazojë ekonomistin e madh Paul Samuelson, që në vitin 1960 tha: “bursa kishte parashikuar nëntë nga pesë recesionet e fundit”. Ndërsa tregjet shpesh e kanë gabim kur parashikojnë eventet ekonomike, pritshmëritë financiare mund të ndikojnë ndonjëherë në ato vende. Si rezultat, realiteti ndonjëherë mund të detyrohet të anojë ndaj pritshmërive të tregut dhe jo e kundërta.
Ky proces, i njohur si “pasqyrimi” është një forcë më e fuqishme në tregjet financiare, veçanërisht gjatë periudhave të destabilitetit ose krizës. Për aq sa funksionon pasqyrimi në besimin e klientit ose biznesit, nuk duhet të jetë një problem për momentin, sepse rënia e çmimit të naftës është një antidot u fuqishëm ndaj uljes së bursës. Klientët po fitojnë nga nafta e lirë ndërsa po humbin nga rënia e çmimeve në bursë.
Një shqetësim më i madh është mënyra si funksionon pasqyrimi në sistemin financiar. Falimentet në kompanitë e vogla të sektorit energjetik, që kanë rëndësi ekonomike të limituar, po krijojnë presione në tregun global dhe po pakësojnë disponueshmërinë e kreditit te bizneset e shëndetshme dhe familjet që ndryshe do të ishin duke fituar nga nafta më e lirë. Frika e një zhvlerësimi kinez që nuk ka ndodhur (dhe që me gjasa nuk do të ndodhë) kanë po të njëjtin efekt tmerrues mbi kreditin në tregjet në zhvillim. Ndërkohë, rregullatorët bankarë po vazhdojnë të forcojnë standardet e huadhënies, edhe pse kushtet ekonomike sugjerojnë se duhet të lehtësohen.
Shkurt, asgjë faktor rreth gjendjes së ekonomisë botërore nuk sugjeron që një ngadalësim madhor ose një recesion është i pashmangshëm ose më i mundshëm. Por një kombinim vdekjeprurës i pritshmërive vetëpërmbushëse dhe gabimeve në politika bëjnë që realiteti ekonomik të bjerë pre e humorit mbizotërues në tregjet financiare.
*Marrë nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Three Fears Sinking Global Markets

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>