Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur sot qytetin e Elbasanit, përkatësisht në Krastë në periferi të qytetit.
Disa persona të armatosur kanë qëlluar me kallashnikov në një lokal duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se personat e armatosur ishin maskuar me uniforma të Policisë.
Policia ka rrethuar zonën dhe është përfshirë në aksion për kapjen e agresorëve. Një helikopter eshte nisur nga Tirana dhe do të marrë të plagosurit që janë në gjendje të rëndë.
Drejt Elbasanit eshte nisur edhe ministri i Shendetesise, Ilir Beqja.