Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Obama: Masa drastike ndaj emetimeve karbonike të termocentraleve në SHBA

$
0
0

Presidenti Amerikan Barack Obama ka planifikuar shkurtime drastike te emetimeve të gazrave nga termocentralet ne SHBA, bëjnë të ditur zyrtare te shtepise se Bardhe.
Permes nje video te publikuar ne Facebook, Obama thote se kufizimet drastike jane mbeshtetur nga te dhenat dhe faktet e nxjerra prej dekadash te cilat tregojne se pa te tilla veprime ekstreme, bota do te perballet me nje mot edhe me ekstrem por edhe me probleme te renda shendetesore si astma.
Në propozimin e tij fillestar, Obama kishte kërkuar një shkurtim prej 30% të emetimeve të dioksidit të karbonit në mbarë vendin deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2005.
Megjithatë, versioni përfundimtar që vjen pas konsultave më të zgjeruara me grupet ambientaliste dhe me industrinë energjetike, do të kërkojë një shkurtim prej 32% – deklarojne zyrtare te administrates Obama.Një vit pasi propozoi kufizime të paprecedenta të dioksidit të karbonit, administrata e Obamës pritet të jetë gati për ta finalizuar dekretin gjatë një eventi të së hënës në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti e quajti këtë hap si më të rëndësishmin që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë ndonjëherë për të luftuar ngrohjen globale.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466