Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Masakra në Elbasan/ Si u vra Fadil Mema me 7 plumba pistolete poshtë shtëpisë së tij në Torino një vit më parë

$
0
0

Rreth emrit të Fadil Memës vërtitet i gjithë zinxhiri i hakmarrjes mes fiseve Çapja e Mema.
Hallkë e tij besohet të jetë masakra e mbrëmshme në Elbasan, me 3 të vrarë e 8 të plagosur. Ish –efektivi i policisë u akuzua se vrau në vitin 2005 Sokol Çapen, një emër të njohur për policinë e Elbasanit, i dyshuar për trafiqe të paligjshme të llojeve të ndryshme.
Fadil Mema i shpëtoi një atentati në vitin 2006 kur ai ishte në detyrë.
Por më 13 mars të vitit 2015 “hasmi” e gjeti në Torino të Italisë, raporton Lapsi.al.
Ai u vra me 7 plumba pistolete poshtë shtëpisë së tij, në lagjen Mirafiori, në rrugën Pavese, në moshën 54 –vjeçare.
Ai sapo kishte dalë nga shtëpia, siç bënte çdo natë për të shkuar në punë, kur vrasësit, të paktën dy sipas policisë italiane, e pritën me të shtëna arme.
14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 7 prej tyre e kapën pas kokës dhe në shpinë.
Në vitin 2009 ai i kishte shpëtuar një tjetër atentatit, përpara një salle bingoje, në Moncalieri.
Në itali Fadil Mema kishte gjetur punë si shpërndarës gazetash. Jetonte me bashkëshorten dhe tre djemtë, të moshës 16, 21 dhe 29 vjeç.
Njëri nga djemtë të tij i tha policisë italiane në atë kohë se e dinte kush e kishte porositur atentatin ndaj tij: ishin të njëjtët që e plagosën në vitin 2006 në Elbasan.
I dyshuar në atë kohë ishte Florenc Çapja, një nga të plagosurit e masakrës së brendshme.
Florenci u ndalua edhe në gusht të vitit 2012 si i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit, që akuzohej për vrasjen e Sokol Çapes.
Beqiri u vra në shtëpinë e tij, ku ishte i paralizuar dhe po vuante dënimin me arrest shtëpie.
Mbeti i vdekur nga infarti edhe i ati.
Florenc Çapja u ndalua pas 10 ditësh së bashku me Arben Jaçen, por policia dhe prokuroria nuk mundën të faktonin pjesëmarrjen e tyre në këtë krim.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>