Të maskuar si forcat speciale, ekzekutuesit kaluan lehtësisht perimetrin e sigurisë të familjes Çapja.
Ishte ora 19:54 minuta, kur pranë lokalit në kryqëzimin e Krastës, përbri autostradës Elbasan – Librazhd, u afrua makina e llojit “Benz” ngjyrë gri.
Siç e shihni në grafikun e ndërtuar mbi bazë të informacioneve paraprake, nga makina dolën dy persona të armatosur me “Kallashnikov”.
Ata i afrohen lokalit, brenda të cilit ndodheshin pjesëtarë të familes Çapaj dhe shokët e tyre.
Dy nga autorët me shpejtesi të befasishme hapën zjarr me breshëri nga dera dhe dritaret.
Më pas ata dyshohet se u larguan në drejtim të Librazhdit, por ende policia nuk di vendndodhjen e tyre, raporton ABC News, që ka rindërtuar skemën e vrasjeve.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 65 gëzhoja, dy kallashnikovë dhe një krëhër me 26 fishekë.
Si pasojë e të shtënave vdiqën menjëherë Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli dhe u plagosen 8 persona, duke mos përjashtuar edhe ndonjë lëndim të lehtë të klientëve të tjerë.
600 metra larg lokalit, policia gjeti edhe një automatik tjetër që mendohet se ishte i personit që ndodhej në sediljen e parë me shoferin.
Masakra dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje mes familjes Çapja dhe Mema.
Por nuk është kjo pista e vetme e prokurorisë dhe policisë.
Ata nuk përjashtojnë pistat e tjera hetimore, si ajo e trafikut të drogës, për shkak se një nga viktimat e kësaj vrasje, Eno Bedalli ka qenë i arrestuar në 2013-ën si pjesë e trafikut të kokainës nga Holanda në Itali.
Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar rreth 50 persona, të cilët kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen dhe për vendndodhjen në momentin e atentatit.
Forcat e shumta të policisë, kane bliduar Elbasanin, duke ushtruar kontroll në banesa të ndryshme apo edhe në pikat e kontrolllit të ngritura në rrugët kryesore.