Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Rreziku, Europa kërcënohet nga 2 mijë luftëtarët e kthyer nga Siria e Iraku

$
0
0

Kërcënimi terrorist në Europë është në nivelin e tij më të lartë, pas kthimit të gati 2.000 luftëtarëve të huaj nga Siria e Iraku, një pjesë e të cilëve mund të jenë duke planifikuar sulme të reja.

Shqetësimin e ngriti për CNN një zyrtar amerikan, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Duke iu referuar të dhënave të fundit që disponojnë si europianët, ashtu dhe Uashingtoni, zyrtari në fjalë sqaron se shifra është rezultat i gjurmimit të lëvizjeve përgjatë gjithë këtyre viteve të fundit, nga shërbimet e inteligjencës nëpër botë.

Shumë nga të kthyerit, ndonëse jo të gjithë i janë bashkuar ISIS-it në kohën kur grupi terrorist shpalli kalifatin islamik, kanë vazhduar t’i qëndrojnë besnike angazhimit të ndërmarrë ndaj tij. Një pjesë e vogël u janë larguar të zhgënjyer xhihadistëve të dhunshëm.

Nuk dihet me siguri sesa prej të kthyerve po thurin komplote për të sulmuar shënjestra në kontinentin e vjetër, megjithatë, niveli i kanosjes nuk është aspak për t’u nënvlerësuar. I madh konsiderohet sidomos rreziku i infiltrimit të militanteve të ISIS-it mes refugjatëve që përpiqen të udhëtojnë drejt Italisë nga Afrika Veriore.

Italianët, - thotë zyrtari, - janë të alarmuar dhe po ia përcjellin shqetësimin e tyre Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë europianë. Uashingtoni, gjithmonë e më shumë është duke e kthyer vëmendjen nga Libia, ku militantët e ISIS-it ka nisur të krijojnë një lloj pavarësie dhe autoriteti për të urdhëruar sulme në Europë, pa qenë nevoja për koordinimin ose aprovimin e veprimeve të veta nga krerët e Shtetit Islamik në Siri e Irak.




Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>