Gjatë ditës së sotme po qarkullon në rrjetet sociale një lajm i supozuar, ku pretendohet se djali i një politikani shqiptar, ka kërcënuar një vajzë se do t’i publikojë fotot e saj nudo në rast se ajo nuk pranon të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Ky lajm që është përcjellë nga disa portale online, mbështetet te një faqe në Instargram që nuk përbën domosdoshmërisht një burim të besueshëm të informacionit.
Edhe më të pabesueshme, ngjarjen e bën fakti se në lajm përcillen vetëm disa screen-shot nga një bsieë në rrjetet sociale mes dy personave.
Në asnjë moment nuk dallohen të dhëna apo informacione që mund të bëjnë të dyshohet se bëhët fjalë për fëmijën e një politikani, e aq më pak për një vajzë që bisedon me të.
Nuk dihet se si kanë mundur mjaft portale ta përcjellin këtë histori si të vërtetë apo t’i referohen, pa verifikuar, buesueshmërinë e lajmit të përcjellë nga faqja në Instagram.
Ndoshta, etja për klikime bën edhe çudira të tilla…..