Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Guidë e grupit A të “Euro 2016”, ku bën pjesë edhe Shqipëria

$
0
0

Shqipëria është debutuese në “Euro 2016”, por ka regjistruar 18 ndeshje në sfidat e mëparshme konkurruese kundër kundërshtarëve në Grupin A.
Superstari i muzikës ndërkombëtare, David Guetta, ashtu sikurse ka bërë për të gjitha grupet e fazës finale të “Euro 2016”, ka paraqitur përmes një guide audio dhe video një udhëzues për të katër ekipet, që do të sfidojnë njëri-tjetrin në grupin A të këtij kompeticioni kontinental, që zhvillohet kësaj vere në Francë.
DJ në fjalë është ambasadori muzikor i “Euro 2016”, ndërkohë që ka paraqitur në mënyrën e tij kombëtaret rivale të Shqipërisë, që nga Franca mikpritëse, Rumania dhe Zvicra e disa shqiptarëve. Kjo guidë është pjesë e faqes zyrtare të UEFA-s, që ka analizuar një për një 24 finalistët e “Euro 2016”, si dhe grupet e kësaj faze finale. Ajo evidenton “rekordet” e përplasjeve mes skuadrave. Kuptohet, mes tyre, radha i ka ardhur edhe Shqipërisë, e cila është debutuese në këtë kompeticion madhor të kombëtareve, që do të zhvillohet në Francë, verën e këtij viti (10 qershor – 10 korrik 2016).
Skuadrat sipas grupeve respektive në “Euro 2016”, Shqipëria në Grupin A “Shqipëria është debutuese në “Euro 2016”, por ajo ka regjistruar 18 ndeshje në sfidat e mëparshme konkurruese kundër kundërshtarëve në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Rumania dhe Zvicra. Kjo kombëtare vjen e kualifikuar direkt në fazën finale të Europianit, si e renditura në vendin e dytë të Grupi I të fushatës eliminatore. Top-golashënuesit e saj janë: Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Armando Sadiku, Berat Xhimshiti (nga 1 gol). Shqipëria grumbulloi 14 pikë në grupin e vet eliminator, në 8 ndeshje të luajtura (4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje), duke shënuar 10 gola e pësuar 5 të tillë.
Nuk ka ende asnjë paraqitje në Europian. Stadiumet ku do t’i luajë Shqipëria tri ndeshjet e Grupit A Shqipëria e luan ndeshjen e parë në “Euro 2016” kundër Zvicrës, ora 15:00, më 11 qershor, në stadiumin e Lensit. Për eliminatore në grupe të Kampionëteve europiane, këto dy skuadra janë ndeshur dy herë. Kuqezinjtë nuk kanë fituar, por kanë një humbje dhe një barazim me helvetët. Kanë shënuar 3 gola dhe kanë pësuar 4 të tillë. Në fushata eliminatore për Kupën e Botës, Shqipëria dhe Zvicra janë ndeshur 4 herë. Asnjë fitore e shqiptarëve, asnjë barazim, të katërta humbje.
Në këtë kompeticion, Shqipëria ka shënuar 1 gol dhe ka pësuar 7 të tillë. Ndeshje miqësore mes këtyre dy kombëtareve nuk ka pasur. Pra, Zvicra është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet ndërkombëtare kundër Shqipërisë, duke fituar pesë prej tyre. Ballafaqimet më të fundit mes dy ekipeve u zhvilluan në fushatën kualifikuese të “Botërorit 2014”. Shqipëria e Xhani De Biazit humbi 2-0 në Lucernë dhe 2-1 në Tiranë. Xherdan Shaqiri, i cili i ka “rrënjët” shqiptare, shënoi për Zvicrën në të dyja ndeshjet. Disa shqiptarë ndërkombëtarë aktualë, që luajnë për klubet zvicerane, duke përfshirë tre kampionët e Bazelit (Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji) janë edhe Berat Djimsiti, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku (FC Zürich).
Në Zvicër ka lindur Taulant Xhaka, por ai ka zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në nivel ndërkombëtar. Vëllai i vogël i tij, Graniti, luan për Zvicrën,” – shkruan UEFA. Kjo e fundit vijon të hulumtojë edhe në statistikat e përplasjeve të Shqipërisë me Francën: “Shqipëria luan kundër Francës në orën 21:00, më 15 qershor, në stadiumin e Marsejës. Në kualifikuese të Kampionateve Europiane këto dy kombëtare janë takuar 4 herë. Asnjë fitore dhe asnjë barazim për shqiptarët, të katërta humbje. Kanë shënuar 1 gol dhe kanë pësuar 11 të tillë. Për llogari të Kupës së Botës, Shqipëria dhe Franca nuk janë ndeshur asnjë herë. Mes tyre janë zhvilluar edhe 2 ndeshje miqësore, njëra e fituar nga Shqipëria dhe tjetra e përfunduar në barazim.
2 gola kanë shënuar shqiptarët dhe kanë pësuar 1 të tillë. Shqipëria mori më të mirën e saj ndaj Francës në dy miqësoret e përfshira në Grupin I kualifikues, ku “gjelat” nuk garonin me të drejtë pikësh, pasi janë finalistë si organizatorë të “Euro 2016”. Kuqezinjtë e mbyllën takimin e parë 1-1 në Rennes, para se të fitojnë 1-0 në shtëpi, në sajë të një goli të Ergys Kaçes në “Elbasan Arena”. Franca i kishte fituar katër takimet e mëparshme, të gjitha kualifikuese për Kampionatet europiane, me një diferencë golash 11-1. Fitorja më e madhe e “Les Bleus” është 5-0, në “Parc des Princes” në kuadrin e kualifikueseve të “Euro 1992”, me Franck Sauzée dhe Jean-Pierre Papin, të dy duke shënuar nga dy herë. Lojtari rekordmen i Shqipërisë për numrin e ndeshjeve me kombëtaren, Lorik Cana, luan në Francë, te FC Nantes, së bashku me kolegun ndërkombëtar, Ermir Lenjani.
” Po Shqipëria dhe Rumania, çfarë historiku përballjesh kanë, sipas UEFA-s? Ja analiza e këtij institucioni: “Shqipëria dhe Rumania do të takohen në orën 21:00, më 19 qershor, në stadiumin e Lionit. Për llogari të Kampionateve Europiane, këto dy skuadra janë takuar 6 herë. Shqipëria nuk ka asnjë fitore, por regjistron 2 barazime dhe 4 humbje. Ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 16 të tillë. Për Kupën e Botës, gjithnjë në fazën eliminatore në grupe, janë luajtur dy ndeshje, të dyja të fituara nga rumunët. 1 gol ka shënuar Shqipëria dhe ka pësuar 6 të tillë. Në ndeshjet miqësore, 9 të tillë, Shqipëria ka fituar 2 herë, ka barazuar 5 ndeshje dhe ka humbur 5 të tilla. Ka shënuar 5 gola dhe ka pësuar 20 të tillë. Pra, Rumania është kundërshtarja më e shpeshtë e Shqipërisë në Grupin A të fazës finale të “Euro 2016”. Këto kombëtare janë përballur në 16 raste. Shqipëria ende nuk ka arritur ta mundë Rumaninë në 8 ndeshjet konkurruese. Rumania fitoi gjashtë sfidat e para, deri në kualifikueset e “Euro 2012”, kur të dyja ekipet barazuan 2 herë, me rezultatin 1-1. Mbrojtësi me përvojë i Rumanisë, Răzvan Rat, shënoi golin e vetëm, kur ekipet u takuan për herë të fundit në Yverdon të Zvicrës, në një miqësore, në maj 2014.”/Telesport


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466