Disa orë pas sulmit me pasoja të rënda ndaj ushtrisë në Ankara u identifikua atentatori: një kurd nga Siria. Edhe të tjerë bashkëveprues janë identifikuar. Në juglindje të vendit pati një tjetër sulm ndaj ushtrisë.
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu në një fjalim në televizion deklaroi, se atentatori, një 23 vjeçar sirian, është identifikuar si anëtar i milicisë kurde siriane. Ky grup në bashkëpunim me luftëtarët e partisë së ndaluar kurde PKK ka organizuar sulmin kamikaz ndaj një autokolone të ushtrisë, si pasojë e të cilit të mërkurën (17.02) gjetën vdekjen 28 vetë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën. Nëntë të dyshuar janë arrestuar në Ankara.
Davutoglu bën thirrje për luftë kundër milicëve kurdë YPG
Sulmi tregon, se milicia YPG është një organiatë terrosite, tha Davutoglu. Ai pret nga aleatët e Turqisë një veprim të përbashkët kundër kësaj milicie. Kjo ndërkohë mbështetet nga SHBA dhe konsiderohet si njësia më e fortë rebele në Siri, që nuk renditet ndër grupet islamiste si milicia e terrorit IS.
Kryeministri turk Davutoglu akuzon kurdët e Sirisë dhe të Turqisë, se kanë kryer atentatin. Më parë gazetat pro-qeveritare "Yeni Safak" dhe "Sabah" njoftuan, se atentatori i pandehur është identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve. I dyshuari, emri i të cilit nuk përmendet në media, ka ardhur me sa duket me refugjatët në vendin fqinj turk. Gjatë kalimit të kufirit atij i janë marrë shenjat e gishtërinjve.
Kurdët e mohojnë implikimin në atentat
Shefi i partisë kurde sirianre PYD, Saleh Muslim, i përgënjeshtroi prerazi akuzat e qeverisë turke. Kurdët e Sirisë nuk janë të implikuar në asnjë formë në sulmin në Ankara, theksoi ai. Ai i cilësoi të gabuara njoftimet, sipas të cilave luftëtarët e milicisë YPG kanë sulmuar objektiva në Turqi. "Ne nuk e shohim Turqinë si armike", tha Saleh Muslim.
Edhe komandanti i PKK Cemil Bayik u distancua nga atentati. "Ne nuk e dimë, se kush e ka bërë këtë", deklaroi ai.
Forcat e rendit kërkojnë përforcime pas atentatit. Siç bëhet e ditur më tej, automjeti, që është përdorur për atentatin, është marrë me qira para dy javësh në qytetin turk Izmir. Atentatori e ka aktivizuar bombën, kur një autokolonë ushtarake kish ndaluar në semaforin e kuq. 30 të plagosur ndërkohë po trajtohen në spital.
Sulme ndaj pozicioneve të kurdëve në veri të Irakut
Pas sulmit kamikaz të mërkurën (17.02) avionët luftarakë të Turqisë bombarduan pozicionet e dyshuara të PKK në veri të Irakut. Sipas ushtrisë në shënjestër të bombardimit ishin objektiva në rajonin kufitar Haftanin. Presidenti Rexhep Taip Erdogan theksoi, se lufta kundër terrorit do të vazhdohet edhe më me vendosmëri. Turqia do të veprojë konform "së drejtës së saj për vetëmbrojtje".
Sulm i ri ndaj ushtrisë
Në juglindjen e Turqisë të banuar kryesisht prej kurdëve, ku ushtria i kundërvihet ashpër PKK-së, është kryer një sulm tjetër ndaj forcave të armatosura. Në shënjestër ishte sërish një autokolonë ushtarake. Të paktën gjashtë vetë gjetën vdekjen dhe disa të tjerë u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një autostradë mes Diyarbakirit dhe qarkut Lice./dw
Shpërthimi në Ankara, ushtria turke bombardon pozicionet e PKK-sëShpërthimin vdekjeprurës të një dite më parë në Ankara, kryeministri turk Ahmet Davutoglu ia faturon paraushtarakëve të njësive mbrojtëse të popullit kurd, YPG me bazë në Siri.Sipas kreut të ekzekutivit turk, për organizimin e sulmit luftëtarët e YPG-së kanë bashkëpunuar me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të shpallur të jashtëligjshëm në Turqi. Një valë sulmesh u ndërmorën duket në shenjë hakmarrjeje ndaj forcave të PKK-së në veri të Irakut mbrëmjen e djeshme, që sipas raporteve në media shënjestruan gati 70 militantë. Mes të vrarëve, tha Davutoglu, ka dhe krerë të PKK-së. Kryeministri sqaroi më tej se sulmi i Ankarasë ishte vepër e një kamikazi të identifikuar si Salih Necar, shtetas sirian dhe pjesëtar i YPG-së. Shpërthimi, nga sa pohon ai, u realizua me mbështetjen logjistike të militantëve të PKK-së që veprojnë brenda Turqisë. Presidenti Rexhep Taip Erdogan u betua për hakmarrje pas shpërthimit të Ankarasë, ndërsa sulmin e dënoi ashpër dhe Amerika që tha se është në krah të aleates së NATO-s, duke e përshkruar Turqinë edhe si një partnere të saj të fuqishme. Disa prej viktimave të sulmit të ndodhur në një zonë shumë pranë Parlamentit dhe vendkomandës së Shtabit të ushtrisë, ishin civilë. Mbrëmjen e së mërkurës, një shpërthim i fortë dëmtoi ndërtesën që strehon një qendër kulturore turke pranë kryeqytetit të Suedisë, Stokholm, episod ky që nuk dihet megjithatë nëse ka lidhje me ngjarjen e Ankarasë.
Posted by Tetova News on Thursday, February 18, 2016
Tjetër sulm me të vdekur në Turqi: Kurdët godasin kamionin ushtarakNjë tjetër sulm terrorist ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi.Pas sulmit të djeshëm ku humbën jetën 28 persona, sulmi i dytë u ka marrë jetën 7 personave të tjerë.Sulmi ka ndodhur në rrugën që lidh Diyarbakir me qytetin e Bingolit.Një zonë me mazhorancë kurde ku prej muajsh ndodhin përplasje mes ushtrisë turke dhe kurdëve të PKK.Kurdët kanë goditur një karvan ushtarak duke vrarë 7 ushtarë turq.Një minë e shpërthyer nga distanca ka hedhur në erë një prej kamionëve të ushtrisë turke duke lënë të vrarë 7 vetë.Turqia e tërbuar ka kryer sulme ajrore mbrëmjen e djeshme në kufi veriun e Irakut ku ka një shumicë kurde.Ka qenë vetë kryeministri Davutoglu që ka konfirmuar se janë goditur 70 objektiva.
Posted by Tetova News on Thursday, February 18, 2016
Sulm terrorist në Turqi, Në Ankara hidhet në erë mjeti i ushtrisë, 28 të vdekur, 61 plagosen
Posted by Tetova News on Wednesday, February 17, 2016