Pa pastrim të listës zgjedhore, pa ndarjen e pushtetit nga partia dhe pa reforma në media nuk mund të shkohet në zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Kështu thuhet në analizën të cilën e kanë përgatitur disa Organizata Joqeveritare në mesin e të cilave dhe Komiteti i Hellsinkit, Qendra maqedonase për arsim evropian, Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni , OJQ-Infoqendra, Instituti për të drejtat e njeriut dhe të tjera.
“Në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 24 prill 2016. Ky konstatim bëhet edhe më valid kur merret parasysh se njëra nda dy institucionet e pavarura që u formua si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës, a ajo është Prokuroria Speciale po përjeton presione të përhershme nga ana e partive politike dhe nga një numër i madh i institucioneve shtetërore”, deklaroi Fani Karanfillova-Panovska, Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni.
“Në praktikë jemi dëshmitarë se ish kryeministri dhe kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski gjithnjë paraqitet si shef i qeverisë, si shef i ministrave, kishte dhe brifing me ministrat me krerët e komunave, bën plane se si të harxhohet buxheti, jep premtime në emër të institucioneve. Qartë bënë me dije se asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Bojan Marushiq, Qendra maqedonase për arsim evropian.

Edhe Biljana Bejkova nga OJQ-Infoqendra vlerëson se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike sepse nuk ka kurrfarë ndryshimesh me reformat në media.
“Negociatat për mediat dhe ajo që nënkupton reforma në pjesën e lirisë së mediave dhe informimit të lirë, nuk kanë lëvizur nga pika e vdekur. Do të thotë nuk kemi kurrfarë progresi. Nuk ka kompromis, ju në këtë pjesë nuk mund të arrini kompromis, ose do të ketë liri të mediave ose nuk do të ketë”, deklaroi Biljana Bejkova, OJQ- Infoqendra.

Në analizën e përgatitur nga OJQ-të në fjalë thuhet se insistimi për mbajtjen e zgjedhjeve pa përmbushjen e kushteve të lartpërmendura rrezikon bojkotin e zgjedhjeve nga një numër i madh i qytetarëve, gjë që do të shpinte drejtë thellimit të krizës politike.
Bedri Rexhallari