Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Burgoset shkrimtari që kishte përshkruar skena dashurie

$
0
0


Një shkrimtar i ri egjiptian u dënua sot me dy vite burg për “veprime të turpshme” pas publikimit në një revistë letrare të një kapitulli të romanit të tij ku përshkruheshin skena seksuale, njoftoi një përgjegjës i drejtësisë.

Një lexues i revistës shtetërore letrare Akhbar al Adab kishte ngritur padi për publikimin në gusht 2014 të një kapitulli të romanit “Përdorimi i jetës” nga Ahmed Naji.
“Këto pjesë përmbanin skena ku personazhet përshkruheshin duke bërë dashuri”, njoftoi avokati i autorit.
Në janar, një gjykatë e nivelit të parë e kishte liruar Naji, por Gjykata e Apelit në Kajro e dënoi artistin e ri me dy vite burg për “veprime të turpshme”, sipas një përgjegjësi të gjykatës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>