Një 33-vjeçar ka qëlluar me thikë babin e tij në qytetin e Vlorës. Burime nga policia sqarojnë se shtetasi Ervin Ismaili ka goditur me thikë babanë e tij 71 vjeç, pas një konflikti. Mësohet se 71-vjeçari SH.I ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Rreth orës 13:30, shtetasi Ervin Ismaili, 33 vjeç, është konfliktuar fizikisht me babain e tij, shtetasin Sh.I. 71 vjeç, duke e goditur në trup disa herë me një mjet mprehës, thikë.
Mësohet se autori është i sëmurë mendor dhe konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e tyre, në katin e 4-t, të një pallati në lagjen “24 Maji” ose ndryshe e quajtur lagja “Çole”.
Policia shoqëroi në ambientet e policisë autorin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale “Plagosje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.