Një 20-vjeçar është arrestuar pasi ka djegur të gjallë të dashurën e tij adoleshente, e cila priste një fëmijë me të. Eren Toben, babai i foshnjës që 19-vjeçarja Maria Peiner mbante në barkun e saj, e çoi vajzën në një pyll në periferi të Berlinit për ta vrarë. Ngjarja ka ndodhur ne Gjermani.
Vrasësi dhe shoku i tij bashkëpunëtor janë vënë pas hekurave dhe janë dënuar me 14 vjet burg për këtë krim të tmerrshëm. Jud Regina Alex tha për Toben: “Për atë krimi ishte një zgjidhje, ai donte një jetë të lirë, jetë të lumtur që të mund ta kontrollonte. Ai abuzoi me dashurinë që Maria kishte për të duke e joshur atë në një pritë”.
Maria ishte tetë muaj shtatzënë dhe mezi priste të bëhej nënë. Por në janar të vitit të kaluar Toben, së bashku me shokun e tij të vjetër Daniel Muller, 20 vjeç, e gënjyen vajzën se do të shkonin të bënin pazar për rrobat e foshnjës.