Të nderuar besimtarë të besimit Islam,
Sot, ne të gjith bashkohemi për të festuar fundin e muajit të shenjtë të bukur të Ramazanit. Në këtë ditë të Fitër-Bajramit, kërkojmë nga i Plotëfuqishmi të pranoj agjërimin, lutjet, lëmoshën e dhënë dhe veprat e mira tona.
Ne i themi lamtumirë muajit të shënjtë të Ramazanit, duke mbajtur me veti memoriet e fundit për iftaret e përbashkëta me familje dhe shokë, lutjet e përbashkëta, largim nga dëshirat tona të urisë dhe etjes gjatë këtyre ditëve të gjata dhe të nxehta, dhe durimit përkundër pengesave ditore, të gjitha këto për hirë të Plotëfuqishmit.
Fitër-Bajrami është një festim unik që nuk lidhet me asnjë eveniment historik apo ndrim motmotesh, dhe as që është i lidhur me çështjet e kësaj bote. Rëndësia e saj është pastër shpirtërore. Është një ditë kur muslimanët anekënd botës i falënderohen të Plotëfuqishmit që u ka dhënë dëshirën, fuqinë dhe qëndrueshmërinë të mbajn agjërimin dhe të respektojnë urdhërat e Zotit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kjo është një ditë kur ne duhet të vizitojm familjarët tanë, farefisin, të përgëzojm të varfërit dhe jetimët, dhe të rikujtojm të dashurit tanë që nuk janë më në mesin tonë. Kjo është një ditë kur gëzimi dhe lumturia jonë bëhen një formë adhurimi ndaj të Plotëfuqishmit. Gëzohuni kësaj dite, dhe nxjerreni maksimumin e saj me familjarët, shokët, dhe popullin tuaj.
Në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, të gjithë shqiptarëve të besimit islam urime festën e Fitër Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.
Vesel Memedi,
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare