Shoqërohet në polici Aida Dërguti
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të kosovës është hedhur gaz lotësjellës nga përfaqësuesit e opozitës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare që shkruajnë se Aida Dërguti, nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës ka pranuar se ka hedhur gazin lotsjellës. Pas kësaj mësohet se deputetja e vetvendosjes është shoqëruar për në polici. Sipas saj, hedhja e gazit lotsjellës nuk është dhunë, por dhunë është ajo qe i ka ndodhur deputetes Albulena Haxhiu. Ndërsa përfaqësuesit opozitarë kanë dalë nga mbledhja, Kryetari Kadri Veseli dhe pjestarë të koalicionit qeverisës po e vazhdojnë atë në një sallë tjetër. Ndërkohë, pas këtij gjesti të përfaqësuesve opozitar, deputeti i vetvendosjes Albin Kurti i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që me çdo kusht të bllokohet zgjedhja e Hashim Thaçit president. "Unë i ftoj të gjithë qytetaret e kosovës, edhe emigrantët, që të grumbullohemi në shesh, në mënyrë që ta pengojmë me një protestë madhështore kontrabandimin e presidentit te ri", u shpreh Kurti.